Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mirënjohje për motrat të cilat kontribuuan mbi 45 vite në shëndetësi (Foto)

Lajme 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, Komuna e Prishtinës u ka ndarë mirënjohje 15 motrave medicinale për kontributin e tyre në shëndetësi për rreth 45 vite.

Iniciatorja e kësaj ngjarje, asamblistja Kimete Zeqa, tha se të gjithë duhet të jemi falënderues për kontributin e motrave, të cilat kanë punuar në kushte të vështira, shkruan Gazeta Shneta.

Duke folur për punën rreth 45-vjeçare të infermiereve, Zeqa tha se duhet të merret shembull nga to dhe të përmirësohen shërbimet nga motrat medicinale në ditët e sotme.

“Komunikimi duhet të jetë më në nivel. Një buzëqeshje me pacientin është ilaç. Një fjalë e mirë është ilaç. Është pa pare. Pse mos ta bëjmë këtë. Pacienti ka të drejt të ankohet sepse kudo që shkon është shtëpia e tij”, ka deklaruar Zeqa.

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë në komunë, Arben Vitija, konsideron se infermieret janë shtylla kryesore e sistemit shëndetësor në secilën shoqëri.

“Është profesion hyjnor sepse me fjalët e mira, shëroni shpirtin e pacientin”.

“Ju jeni ato që i keni dhënë baza infermierisë në Kosovë. Nëse dikush mundet me ndryshu përceptimin karshi shëndetësisë në Kosovë, munden vetëm infermieret”, ka deklaruar Vitija.

Fetije Huruglica nga Ministria e Shëndetësisë, tha se duhet të jemi mirënjohëse për punën e këtyre grave, sidomos në kushtet në të cilat kanë punuar.

“Urojmë që puna juaj të jetë udhërrëfyese për infermieret e reja”, është shprehur ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaporti i Gjinekologjisë, ja çfarë i ndodhi një nëne dje
Artikulli i rradhës Pse qajnë bebet? Arsyet që duhet t’i dijë secili prind

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.