Fotografia e bërë në finalën e formatit “The Voice of Albania”, nxiti dilemat për një shtatzëni të mundshme për Miriam Canin.
E ftuar në emisionin “Një kat më lart”, Miriam më në fund tregon të vërtetën e shtatzanisë.
‘Urdhëro ( çohet në këmbë dhe tregon barkun). Kisha ngrënë shumë atë ditë dhe barku më ishtë fryrë. Nuk jam shtatzënë, thjesht nuk kam trupin e një top modeleje, ndonjëherë barku fryhet. Në momentin që do jem besoj do ta komunikoj me shumë dashuri, pasi është një gjë shumë e bukur’ – tregon Miriami.
Por edhe Alban Skëndëraj, partneri i këngëtares ka reaguar për foton e postuar.
“Zemër shumë i fryrë ky barku jot në këtë foto? Nuk vure dot një foto tjetër.” –është shprehur Albani.
Sakaq, Miriam zbuloi se kanë shumë dëshirë të bëjne edhe një fëmijë të dytë, por tani nuk është momenti i duhur pasi Ameli është shumë e vogël dhe ajo I është rikthyer karrierës muzikore./LajmiFundit/