Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mishi i huaj në hundë, ja simptomat

Jetë 14/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Nose exam
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mishi i huaj në hundë, apo siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore polipoza nazale është një nga problemet më të shpeshta që haset nga mjekët e shërbimit të Otorino-laringologjisë.

Polipet nazale rezultojnë nga inflamacioni kronik për shkak të astmës, infeksioneve të përsëritura, alergjisë, ndjeshmërisë nga medikamentet apo disa çrregullime të imunitetit.

Polipet nazale të vogla nuk mund të shkaktojnë simptoma. Polipet më të mëdha ose shtimi i tyre në numër mund të bllokojnë kalueshmërinë e hundës ose të çojë në probleme të frymëmarrjes, humbjen e sensit të të nuhaturit, dhe infeksione të shpeshta.

Shenjat e zakonshme dhe simptomat e sinusitit kronik me polipe të hundës përfshijnë:

  • Rrjedhje të shpeshta të lëngëshme nga hundët
  • Ndjenjë rëndimi në kokë
  • Rrjedhje të lëngëshme postnazale
  • Ulje e ndjeshmërisë në nuhatje dhe në shije
  • Dhimbje të fytyrës apo dhimbje koke
  • Dhimbje në dhëmbët e sipërm
  • Ndjenjë e presionit mbi ballë
  • Gërhitje
  • Kruarje të syve

Polipet nazale mund të shkaktojë komplikacione, sepse ata bllokojnë marrjen e

frymës në mënyrë normale, që është me anë të hundës, po ashtu dhe të rrjedhjes së sekrecioneve, dhe gjithashtu bëhen shkak për inflamacionin kronik të sinuseve (sinuzitit).

Komplikime të mundshme përfshijnë:

  • Apnea e gjumit. Në këtë gjendje potencialisht serioze, shpesh ndodh mungesa e marrjes së frymës në kohën e gjumit.
  • Astma bronkiale. Rhinosinusitet kronike mund të shkaktojnë kriza të astmës bronkiale.
  • Infeksionet e sinuseve. Polypet e hundës mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj infeksioneve sinusale (sinusitet) që përsëriten shpesh, ose bëhen kronike.
  • Përhapjen e infeksionit në sy. Nëse një infeksion përhapet në sy , ai mund të shkaktojë ënjtje apo fryrje syri, pamundësinë për të lëvizur sytë, shikim të reduktuar, apo edhe verbëri, që mund të bëhet e përhershme.
  • Meningjiti. Infeksioni mund të përhapet në membranat dhe lëngjet që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Rritja dhe zhvillimi i mishit në hundë mund të bëhet shkak i ndryshimeve të personalitetit, mund ta bëjnë pacientin më agresiv, dhe, nëse është fëmijë që i përket moshës shkollore, ka probleme duke mos qenë i përqëndruar dhe mund të ketë probleme në mësime.

Për mjekët, disa nga rastet janë të trajtueshme me medikamente të/ose të parrezikshme, por, në disa raste, pacientët e kanë të detyruar t’i nënshtrohen operacionit, si për mishin e huaj ashtu edhe për bajamet.

Polipet nazale kanë prirje të përsëriten pavarësisht heqjes radikale me anë të kirurgjisë endoskopike funksionale.

Deri tani heqja kirurgjikale e polipeve nazale ka patur një pengesë të madhe.

Polipet priren të përsëriten pavarësisht ekscizionit radikal dhe kontrollit dhe mjekimit intensiv post-operator.

Është propozuar një teknikë e re për menaxhimin kirurgjikal të polipeve nazale rezistente ndaj trajtimit, e cila quhet dermoplastika nazale e fovea ethmoidalis dhe lamina papyracea.

Rezultatet paraprake tregojnë prevalencë të lartë të “pranimit” të transplantit, si dhe rezistencë të fortë ndaj riformimit të polipit në zonat e transplantuara. /albeu.com/

Artikulli paraprakNdodhi në Shqipëri, specat ia prishën dasmën çiftit
Artikulli i rradhës Shumica e kosovarëve nuk e dinë numrin e ndihmës së shpejtë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.