Drejtoria për Shëndetësi nga Komuna e Mitrovicës po ndihmon qytetarët e prekur nga sëmundjet kanceroze, sëmundjet kronike dhe probleme të tjera shëndetsore edhe me subvencionim të shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore.
Vetëm gjatë gjatë vitit 2023 janë subvencionuar gjithsej 949 qytetarë në shumë 122,750.00 euro bëhet e ditur nga Drejtoria e Shëndetësië nga kjo komunë, shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në facebook bëhet e ditur se është realizuar edhe faza IV e subvencionimit ku janë subvencionuar 114 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 16,000.00 euro.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani ka thënë se kjo formë e subvencionimit do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.



