Përdorimi i letrës higjienike nuk i pastron të mbeturat në anus dhe kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore, kanë paralajmëruar mjekët amerikanë.
Ndërsa vendet si Japonia, Italia apo Greqia përdorin guaska të veçanta për pastrimin e anusit pas kryerjes së nevojës, në Britani, SHBA dhe Australi, kjo gjë kryhet me letër higjienike, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Por tani mjekët kanë paralajmëruar se fshirja e anusit me letër nuk do të thotë pastrim dhe mund të shkaktojë infeksione në anal dhe traktin urinar.
“Mua më duket mjaft e habitshme se miliona njerëz ecin me anusë të pistë duke menduar se e kanë pastruar”, ka deklaruar Rose George.
“Letra higjienike nuk i pastron të mbeturat”, ka shtuar ai, duke bërë thirrje që të përdoret letra e lagur ose uji. /Gazeta Shneta/