Pas 12 vjetësh nga rasti i parë në botë, një tjetër burrë duket se është shëruar nga Hiv, virusi që shkakton sëmundjen famëkeqe të Sidës.
Sipas revistës shkencore ‘Nature’, është diagonstikuar me Hiv në vitin 2003.
Për ta kuruar në vitin 2016, iu nënshtrua një transplanti të qelizave staminale të cilat vinin nga një burrë me mutacion gjenetik që mbron nga virusi Hiv dhe duket se e kanë shëruar nga infeksioni.
Në të dy rastet, pacientët, për të trajtuar leuçeminë, i janë nënshtruar transplantit të palcës kurrizore, duke marrë qeliza staminale nga donatëorë me një mutacion të rrallë gjenetik që i reziston infeksionit të Hiv.
Në botë, rreth 37 milionë njerëz rezultojnë pozitivë ndaj Aids: sëmundja vetëm sa mbahet nën kontroll me të ashtuquajturën terapi “antiretrovirale” (Arv).
Por në shumë vende të varfra dhe në zhvillim, virusi nuk kurohet dhe rreth 1 milionë njerëz vdesin çdo vit prej kësaj sëmundjeje. /oranews