Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët dhe infermierët e Infektives probleme me ankthin dhe depresionin nga puna gjatë pandemisë

Lajme 12/06/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

80 përqind e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive kanë probleme me ankthin dhe depresionin për shkak të lodhjes nga puna gjatë kohës së pandemisë.

Prandaj nga ky komunitet kërkohet që të angazhohen psikologë klinikë për ta trajtuar këtë kategori.

Izet Sadiku, u.d drejtor i Klinikës Infektive, ka thënë se sipas hulumtimit që është bërë me punëtorët e kësaj klinike, 40% e personelit shëndetësor kanë treguar gatishmërinë që të largohen nga puna për shkak të stresit dhe izolimit gjatë pandemisë në klinikë me pacientë.

“Kjo tregon për një gjendje të rëndë dhe unë mendoj që në një të ardhme me mendua me punua që me bo programe të posaçme të trajnimit psikoterapeutike për trajtimin e stafit që kanë punuar në klinikat Covid-19. Ne prej 13 marsit të vitit 2020 që i bie 15 muaj dhe deri para një jave dite kemi pasur vetëm nga 5 ditë pushim dhe shumicën e kohës kemi qenë të izoluar se të tjerët dhe kemi pasur rezerva m’u taku me familjar që të mos e bartnim virusin. Kjo është një stres që të mban në ngarkesë psikologjike. Edhe ajo e bënë të vetën kur e sheh një pacient që nuk po arrini mi dhënë ndihmë”, shtoi Sadiku.

Që nga fillimi i pandemisë Kosova është përballur me virusin Covid-19, i cili ka shkaktuar lodhje psikike te personeli mjekësor, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

Madje, ai tha se kushtet e rënda të punës, mungesa e mjeteve të nevojshme mund të ndikojë në largimin e punëtorëve shëndetësor prej sektorëve publik dhe largimin e tyre jashtë Kosovës.

“Janë dy efekte të cilat po njihen edhe botërisht tashmë si efekte anësore të punës së gjatë të personelit mjekësor sidomos ata të cilët janë marrë intensivisht por që kanë qenë në front të parë me pacientët e covidit. Po ashtu janë problemet psikologjike të cilat janë përballë rasteve me depresion, raste me lodhje psikike për shkak të kushteve të dobëta të punës dhe mos menaxhimit të orëve të gjata të punës së një kategorie. Dhe këto do të japin efekte afatgjata, si largimi i punëtorëve shëndetësor prej sektorëve publik dhe gjenerata që vjen largimi i mjekëve jashtë Kosovës. Të gjitha kanë qenë kombinim i kushteve të rënda të punës, mungesës së mjeteve të punës dhe normal valët një pas një të pacientëve me Covid-19”, shtoi Sejdiu.

Artikulli paraprakIntoleranca në laktozë testohet me RT-PCR në Laboratorin VitaLab
Artikulli i rradhës Berisha-Muharremi: Gjëndra tiroide, sëmundja e dytë më e shpeshtë endokrinologjike në Kosovë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.