Një e ashtuquajtur gazetë e cila prodhon lajme të rrejshme në mënyrë anonime dhe pa deklarata zyrtare, ka vazhduar sulmet ndaj mjekëve dhe infermierëve. Kësaj radhe cak i këtyre shkrimeve pa burime zyrtare dhe në mënyrë anonime, kanë qenë personali i Klinikës Emergjente në QKUK.
Një shkrim i kësaj gazete të rrejshme dhe anonime pretendon se mjekët e Emergjencës paguhen për kujdestari 24 orëshe, ndërsa punojnë vetëm 12 orë. Por Dr. Valdet Berisha dhe Dr. Luan Keka kanë reaguar ashpër duke mohuar këtë shkrim nga kjo gazetë e rrejshme, shkruan Gazeta Shneta.
Berisha në reagimin e tij në Facebook ka përshkruar punën në Emergjencë, detyrat dhe orarin e mjekëve. “Shumicën e intervenimeve në dhomën e kirurgjisë së vogël i bëjnë specializantat tanë nën mbikëqyrjen e specialistëve ku shumicën e herave duhet të kryheshin nga kirurgët e lëmive përkatëse”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka sqaruar tutje se “Puna ne qendrën Emergjente bëhet ne baze te disa protokolleve, ne baze te kontratës kolektive sektoriale dhe ne baze te ligjit te punes, qe ata qe merren me keto kritika duhet ti njofin mirë kur reagojne, pra reagojne pa vend”, ka shkruar tutje Berisha.
Reagimit të tij mjeku i ka bashkëngjitur edhe pjesën nga Kontrata Kolektive Sektoriale e cila ua njeh punën 12 orëshe si kujdestari 24 orëshe, mjekëve specialistë që punojnë në shërbimet e urgjencave.
“Emergjenca trajton mbi 70 mije raste emergjente brenda vitit dhe kur te gjitha klinikat tjera jane ne greve ose proteste, mjeket e Emergjences jane gjithmone në krye te detyres duke mos pasur mundësi të kërkojnë as realizimin e te drejtave te tyre siç bejne koleget nga klinikat tjera”, ka shkruar Berisha.
Në anën tjetër kardiologu Luan Keka ka deklaruar se mjekët në Emergjencë punojnë nga 8 netë brenda muajit ndërsa paguhen për vetëm 6 kujdestari. “Punoj 12h ditë dhe 12 orë natë, nuk kanë 10 ditë festa zyrtare shtetërore, pushim të cilin marrin stafi me 7h ditë. Mjek specialist janë 7 dhe 5 specializanta bëjnë 12, edhe ata shenohen në listë por janë në edukim jo staf i rregullt. Pas natës 12orë kan vetëm 48orë pushim, rifillojn me ndrrim dite dhe nuk kan kurrfarr benefiti për rrezikshmëri edhe pse ballafaqohen me rreziqe të shumta në punë”, ka shkruar Keka.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Dr. Valdet Berishës:
Reagim ndaj gazetès shèndeti, pèr hirè tè popullatès,betohem se dua ta flas te vertetèn dhe vetèm te vertetèn,,
Mua me duket reagim pa vend,jo i matur i udhèhequr nga njerèzit e ligè qè ma shume se qaq nuk dinè,po ashtu edhe gazetat dhe gazetaret qe nuk jane tè informuar lidhur me statuset e klinikave,e sidomos tè klinikes emergjente.
Qendra emergjente ka kaluar nèpèr sfida shume tè rènda deri ne zhvillimin e sajè.
Puna ne kètè klinikè udhèhiqet nè ditet e punès(e hènè deri te premten) deri ne ora 14 nga drejtori i klinikès,pastaj nga ora 14 e deri ne ora 07 ne mèngjes dhe ditève tè festès udhèhiqet nga shefi i ndrrimit te emergjencès. Koordinimi i punès mes drejtorit e shefave dhe shefave dhe neve mjekève specialist èshtè nè pikèn mè tè lartè te ndèrsjelljes dhe profesionalizmit. Poashtu emergjenca funksionon me dhomèn e reanimacionit,dhomèn internistike,kirurgjike e ortopedike dhe dhoma e kirurgjise se vogel.Ne dhomen e reanimacionit kryhen punè nga me te ndryshmet,me perpikmeri,kryhen shume punè edhe nga aspekti kirurgjik,e shumè nga aspekti ortopedik, duke i triazhuar rastet e rènda e duke i pregaditè pèr operacion. Shumicen e intervenimeve nè dhomèn e kirurgjise se vogel i bejne specializantat tanè nèn mbikqyrjen e specialistave ku shumicèn e herave duhet tè kryheshin nga kirurgat e lèmive perkatese. Ne dhomen e internos bèhet punè shumè e madhe dhe ekipore,punè te cilen mundohemi ta bejme me nder e profesionalizem,e shumicen e herave duke dalè e vepruar edhe ne dhomat e kolegève tanè shumè tè respektuar,kirurge e ortopede duke dhènè mendime pèr operacione nga mè tè ndryshmet. Puna ne qendren Emergjente bèhet ne baze te disa protokolleve,ne baze te kontrates kolektive sektoriale dhe ne baze te ligjit te punes,qe ata qe miren me keto kritika duhet ti njofin mirè kur reagojne,pra reagojne pa vend.
Puna nè kèto dy dhoma ortopedi e kirurgji kryhet nga ekipet kujdestare tè cilat e ushtrojne punèn ne kuader te emergjencave kirurgjike e ortopedike,ku edhe pregaditen listat e kujdestarive pèr kètè qèllim sa i pèrket numrit te specialistave per 24h. Poashtuu secili duhet te ketè vendin meritor edhe per teknikèt qe permenden aty ne artikull pra unè dhe kolegèt e mi nuk jemi kundèr tyre por duhet te jemi njè dhe unik.
Unè kam punuar 16 vite ne kujdesin primar shèndetèsor,respekt max.edhe per shendetesine primare,mirepo vendin ku punoj une qe njè vitè me orar 12 oresh,eshtè dhomè ku intensiteti,pergjegjshmeria eshte sa 36 ore me punu nè tjeter vend apo sektor te shèndetèsisè.
Shumicen e benefiteve ende nuk e gezojmè po besoj kadal dale senet vine e bine ne vend,si pushimi vjetor qe duhet te jetè 30 dite e deri tani e kemi pas 20 dite,rrezikshmeria ne linijen e pare te rezikshmèrise,por besoj qe drejtoria se bashku me drejtorin tonè do ta kryjne edhe kete punè qe besoj qè e kemi hak,si thote populli. Emergjenca trajton mbi 70 mije raste emergjente brenda vitit dhe kur te gjitha klinikat tjera jane ne greve ose proteste, mjeket e Emergjences jane gjithmone nè krye te detyres duke mos pasur mundèsi tè kèrkojne as realizimin e te drejtave te tyre siç bejne koleget nga klinikat tjera.
Edhe nje here ketè shpjegim e bej per hirè te popullit tonè te dashur e shume te hjekur,ku nga ata jam edhe une si pjese e ketij populli,se per koleget nuk e bej kete qartesim se ata duhet ta dinè si funksionon,mirepo dalja e ketij informacioni duhet te hetohet nga kush ka dale ky kopijim dokumenteve tona shtetèrore.
Ketij postimi ja bashkangjes nje foto te klinikes tone qe e respektojmè me nder,dhe disa nene te kontrates kolektive sektoriale dhe ligjit te punès. Rrini te lumtur ne kètè vikend e vikendeve tjera se punon Emergjenca..Respekt per mantilbardhet e te gjitha lèmive dhe kategorive.