Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 Gjërat për të cilat nuk duhet ti gënjejmë mjekët asnjëhere

Jetë 21/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sa keni pirë duhan, cfare diete ushqyese keni, sa ushtroni, nëse përdorni mbrojtje gjatë marrdhënieve intime, sa shpesh kaloni në diell – të gjitha këto janë çështje të cilat janë në interesin e ngushtë të raportit doktor dhe pacient shkruan rd, transmeton Gazeta Shneta.

1) Historia juaj kirurgjike

Megjithëse shumë prej operacioneve të pacientëve janë të zgjedhura, çdo kirurg ka nevojë për informacione për të minimizuar rrezikun dhe pasojat që mund të zhvillohen gjatë punës me pacienta.

“Gjithmonë e gjej atë shqetësimin kur një pacient më thotë se kurrë nuk kanë pasur një operacion, dhe kur i shqyrtoj rastin më pastaj, gjej ndërhyrje në fytyrë për qëllime zbukuruese dhe kozmetike të pacientëve të pakënaqur me pamjen e tyre” thotë kirurgu David Shafer.

2) Mosha juaj

Jo vetëm që është mosha juaj është një element thelbësor në mënyrën se si mjekët përshkruajnë një trajtim, por është informacioni që do ta zbulojnë, atë  pa marrë parasysh se çfarë moshe i takon.

Dhe gënjeshtra mund ta thyejë atë besim thelbësor të mjekut-pacientit. “Unë e di se pacientët nuk e pëlqejnë pranimin e moshës së tyre, por është shumë e rëndësishme të jesh i sinqertë”, thotë Dr. Shafer.

“Nëse një pacient më thotë se janë 49, por më pas karta e tyre e sigurimit na informon për një ditëlindje që tregon se  është 57 vjeç, unë duhet të pyes veten nëse pacienti është duke gënjyer për ndonjë gjë tjetër.

3) Çfarë hani

“Studimet kanë treguar se pacientët nënvlerësojnë se sa janë duke ngrënë dhe sa shpesh ata kënaqen me ushqime jo të shëndetshme.

Shumë pacientë nuk duan të pranojnë vështirësitë që i kanë në përputhje me dietën e përshkruar, kështu që është më e lehtë për ta mohuar se po ha diçka të “keqe”, thotë Tania Dempsey një mjeke integrues  në New York.

“Nëse pacientët pranojnë kequshqyeshmërinë tyre, atëherë mjekët mund të punojnë me pacientin për të zhvilluar strategji për të mbajtur dietën e tyre në rrugën e duhur.” tha ajo.

4) Si po i përdorni ilaçet

Nga përvoja e gjatë, shpesh ndodh që pacientet të mos tregojnë mënyren sesi i marrin ilacet, shpesh ndodh që i përdorin një jave, pastaj kur e ndjejnë veten mirë, hjekin dorë nga trajtimi edhe kur përshembull infeksionet nuk janë shëruar. Dhe pastaj kur ashpërsohen gjendja e shëndetit, atëhere bashkëpunojnë më mjeket – thotë dermatologe Joshua Zeicher.

 5) Zakonet e duhanit

“Një nga zakonet më të mëdha që pacientët shpesh nuk janë të sinqertë është pirja e duhanit”, thotë dermatologe Joshua.

“Nikotina është shumë e dëmshme për shërimin dhe shumë kirurgë nuk do të kryejnë operacione të caktuara, sepse prerja(ndërhyrja) mund të prishet, duke shkaktuar dhëmbëza të rëndësishme pas një procesi të gjatë shërimi.

6) Shtesat (suplementet)që ju merrni

“E vërteta është se shumë mjekë besojnë se vitaminat janë të rëndësishme për pacientët me mangësi vitamine. Për fat të keq, mund të ketë ndërveprime ndërmjet disa vitaminave ose bimëve dhe ilaçeve me recetë, “thotë dermatologe Joshua.

Andaj, rekomandohet vëmendje e vecantë për cdo vitaminë, mineral ose shtesa tjera si përshembull cajrat bimore të përmenden në përdorim gjatë ekzaminimeve të shenjave klinike.

7) Nëse keni pasur një abort

Kur vie fjala tek aborti kjo nuk është një temë e lehtë për diskutim.Megjithatë, nëse doni që një ditë të keni një familje kur jeni gati ose tani po përpiqeni të mbeteni shtatzënë, specialistja riprodhuese Jane Frederick, thotë se doktori juaj duhet të dijë historinë tuaj të plotë mjekësore, duke përfshirë abortin.

“Mund të ketë dëmtime në mitër. Ne duam të sigurohemi që ne kemi një zgavër të mirë të mitrës para se të implantojmë ndonjë embrion gjatë IVF “, shpjegon ajo. “Njohja e një aborti do të na ndihmojë të vlerësojmë mirë mitrën, të ofrojmë një protokoll të duhur ilaçesh dhe të marrim hapa shtesë për të siguruar që mitra të jetë e gatshme për implantim”.

8) Kur keni qenë herën e fundit tek mjeku

Ju nuk keni pasur pastrimin e dhëmbëve që nga viti 2010. Ose vetëm njëherë keni qenë në një kontroll tek mjeku i syve…

Ekzaminimi rutinë ju mban të sigurt. Mos gënjeni kur keni shkuar te doktori i fundit dhe çfarë keni bërë ose nuk keni pasur fare  kontroll. Do të na ndihmojë të dimë se sa mirë kujdeseni ju për të ardhmen, “thotë Dr Knopman.

9) Se jeni nervoz

Edhe nëse nuk keni Iatrofobia – frika se do të shkoni te doktori – është shumë e zakonshme të ndjeheni nervoz kur jeni i sëmurë.

Nëse jeni duke bërë “Googling” simptomet tuaja, ju mund të prisni më të keqen, por mjeku juaj është atje për t’ju bërë të ndiheni rehat dhe në lehtësi.

Një sekret i vogël për të marrë kujdesin më të mirë? Jini të ndershëm në lidhje me faktin se jeni të frikësuar. “Shpesh herë, ankthi tregon veten duke qenë jo i sinqertë ose i pasjellshëm me stafin ose mjekët.

10) Sa shpesh pini alkool

“Sa pije merrni gjatë një jave” (?)

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni nevojë për kirurgji, pasi abuzimi me alkoolin mund të ketë efekte të përhershme dëmtuese në mëlçi, gjë që mund të rrisë gjakderdhjen, sipas neurokirurgut David Poula.

Nëse e dimë për një histori abuzimi me alkoolin, ne mund ta trajtojmë një pacient në mënyrë profilaktike për të shmangur komplikime të mundshme thotë ai./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMjekët e Emergjencës reagojnë ndaj sulmeve me lajme të rrejshme
Artikulli i rradhës Çfarë mund të shkaktojë pirja e duhanit gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.