Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e huaj mbesin pa u licencuar pasi kryesuesi i Bordit për Licencim gjendet në izolim

Lajme 12/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhjetëra mjekë të huaj tash e disa javë janë në pritje për t’u licencuar, por lëndët e tyre ende nuk janë shqyrtuar pasi kryesuesi i Bordit për Licencimin e Profesionistëve të huaj gjendet në izolim nga Covid-19.

Dhjetëra mjekë të huaj në Kosovë janë ankuar se nuk po mund të ushtrojnë profesionin e tyre tash e disa javë pasi janë ende në pritje për t’u licencuar ose rilicencuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Ata kanë dorëzuar në MSH dosjet e tyre për licencim, por ende nuk kanë marr asnjë përgjigje nga ky institucion.

Kjo për shkak se Bordi për Licencimin e Profesionistëve të huaj ende nuk është mbledhur për t’i shqyrtuar lëndët e tyre. Kjo situatë ka ndodhur pasi kryesuesi i Bordit Hysni Jashari është prekur nga Covid-19 dhe i njëjti gjendet në izolim.

Të paktën ky ka qenë arsyetimi nga Ministria e Shëndetësisë kur është pyetur për këtë çështje.

“Janë pranuar një numër i vogël i kërkesave dhe do të shqyrtohen sapo kryesuesi i këtij Bordi të përfundojë ditët e izolimit për shkak të COVID-19 dhe të sigurojë pjesëmarrjen e nevojshme të anëtarëve të tjerë të Bordit në takimin e thirrur për ditë më parë, por që ishte shtyrë për shkak të arsyeve të lartëpërmendura nga kryesuesi i Bordit. Këto janë takime që thirren sipas kërkesave që parashtrohen dhe brenda disa ditësh mbahet takimi i radhës, me që është caktuar të mbahet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Mjekët e huaj janë të obliguar të regjistrohen dhe të licencohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për të ushtruar profesionin e tyre në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakObeziteti rrit rrezikun e lindjes së parakohshme në gratë shtatzëna sipas një studimi suedez
Artikulli i rradhës Kjo është gjendja e pacientëve me Covid në QKUK dhe spitale

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.