Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Obeziteti rrit rrezikun e lindjes së parakohshme në gratë shtatzëna sipas një studimi suedez

Këshilla për shtatzëna 11/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreziku i lindjes së parakohshme rritet me mbipeshën dhe obezitetin e nënës, sipas një studimi suedez të botuar në Journal of the American Medical Association (JAMA).

Gratë me indeksin më të lartë të masës trupore (BMI) gjithashtu kishin rrezikun më të lartë statistikor për të lindur para kohe, shkruan burimi MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

“Për një grua që është mbipeshë ose e trashë, rreziku i një lindjeje jashtëzakonisht të parakohshme është ende i vogël”, thotë Dr. Sven Cnattingius, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, i cili drejtoi studimin.

“Megjithatë, këto gjetje janë të rëndësishme nga perspektiva e popullsisë. Foshnjat e parakohshme dhe mbi të gjitha, foshnjat jashtëzakonisht të parakohshme përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë foshnjore në vendet me të ardhura të larta.”

Në studimin, Dr. Cnattingius dhe kolegët në Institutin Karolinska dhe Universitetin e Miçiganit, SHBA, përdorën informacion nga 1.5 milionë lindje teke të përfshira në ‘Regjistrin Suedez të Lindjeve Mjekësore’ të bazuar në popullatë nga viti 1992 deri në 2010.

Një indeks i masës trupore midis 18.5 dhe 24.9 u vlerësua si normale, 25 deri në 29.9 si mbipeshë dhe një prej 30 ose më shumë si obezitet.

Krahasuar me gratë me peshë normale, gratë mbipeshë kishin 25 për qind më shumë rrezik për lindje jashtëzakonisht të parakohshme.

Për gratë me obezitet të rëndë (BMI 35-39,9) ose obezitet ekstrem (BMI 40 ose më shumë) rreziku përkatës ishte dyfishuar dhe trefishuar respektivisht.

Në Suedi, çdo vit ka rreth 100,000 lindje. Nga këta fëmijë, rreth 250 lindin jashtëzakonisht të parakohshëm (më shumë se 12 javë përpara datës së parashikuar), 500 shumë të parakohshëm (8 deri në 12 javë më herët datës së parashikuar). /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakShtatzënia: 1 në 20 raste të preeklampsisë mund të lidhet me ndotësit e ajrit
Artikulli i rradhës Mjekët e huaj mbesin pa u licencuar pasi kryesuesi i Bordit për Licencim gjendet në izolim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.