Oda e Mjekëve të Kosovës ka organizuar një aksion për dhurimin e gjakut për të lënduarit në Shqipëri.
Aksioni ka nisur sot me dhurimin e gjakut nga kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu, nënkryetari Dr. Naser Gjonbalaj, dhe mjekë e zyrtarë të këtij institucioni, si dhe personel mjekësor nga Klinika e Radiologjisë në QKUK.
“Filloj aksioni për dhurimin e gjakut për nevojat e bashkëkombasëve tonë në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë pësuar në tërmetin e 26 nëntorit. Aksioni u organizua nga Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkërendim me Qendrën Kombëtare të Transfunzionit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
OMK gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar kolegët e tyre në Shqipëri për trajtimin e të lënduarve. /Gazeta Shneta/