Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e parë të Prishtinës, shëndetësia në mjerim

Lajme 10/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fillet e vitit 50 të shekullit XX, ekzistonte një spital i përgjithshëm me 80 shtretër, një objekt trashëgim nga periudha e Turqisë, si dhe një poliklinikë me dy mjekë të asaj kohe – Dr. Panteliqi, që shkonte nëpër shtëpi për kontrollim të të sëmurëve, ndonëse mjek ushtarak, dhe Dr Tefik Rashiti (të dy nga koha e Mbretërisë serbe), si dhe një stomatolog, dr. Baruhi. Domethënë, këta kanë qenë mjekët e parë të Prishtinës.

Daut Mustafa

Të vjetrit e mbajnë mend edhe Dr.Tottin, i cili shkonte shtëpi më shtëpi. Sipas Dr. Daut Mustafës, në Prishtinë po punonin edhe Dr. Spiro Lito, një grek nga Gjirokastra, si dhe kirurgu italian Xhani Marketo. Në vonë, në vend të Spiro Litos vjen mjeku nga Kavaja, Dr. Mustafa Cara.

Në Prishtinë njihen që herët edhe Dr. Xheladin Deda – oftalmolog, Dr. Daut Mustafa – pneumolog, Dr. Izedin Osmani, Dr. Sehadete Mekuli, Dr. Ali Sokoli, shkruan KultPlus.

Xheladin Deda me gruan, Ballkize Bakiun

Kushtet në shëndetësinë kosovare ishin të mjerueshme, ndërsa i vetmi mjek shqiptar që punonte në ato vite në Prishtinë ishte oftalmologu Xheladin Deda, rreth viteve 1952. Në vitin 1958 sëmundjet ngjitëse po bënin hata mbi popullatën kosovare, vdekshmëria ishte e lartë, sidomos te fëmijët e moshës deri 1 vjeç. Në atë kohë ishte përhapur edhe sëmundja e tuberkulozit.

Ardhja në Prishtinë e Sehadete Mekulit me 1954 dhe Talat Pallaskës më 1958 paraqet mundësinë e parë për ecje drejt qëllimit.

Burimi: Libri “Prishtina e fëmijërisë sime” – Sanije Gashi.

Artikulli paraprakKongresi i dytë i Neuroshkencës Shqiptare kësaj here në Prishtinë
Artikulli i rradhës E keni bërë gabim gjatë gjithë kohës: Ja si duhet të vendoset pelena femërore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.