Mjekët e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës kanë arritur në stadiumin në Southempton ku do të zhvillohet ndeshja kundër Anglisë.
Djemtë e Kosovës do të luajnë sot kundër anglezëve në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan Gazeta Shneta.
Mjekët Dr. Murat Berisha, Dr. Qerim Kida dhe fizioterapeuti Zheraldin Durguti tani janë vendosur në stadium dhe janë gati për t’u kujdesur për futbollistët kosovarë në rast nevoje.
Kujtojmë se Kosova mposhti Çekinë në Prishtinë me rezultat 2 me 1 të shtunën e kaluar. /Gazeta Shneta/