Ministri në largim i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së ka përuruar projektin e shumëpërfolur “Transformimi farmaceutik” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
Ndonëse për këtë projekt ka pasur shumë dyshime në lidhje me investimet dhe punësimet që janë bërë në kuadër të tij, Ismaili e ka konsideruar si sukses. Në kuadër të këtij projekti është punësuar si drejtoreshë farmacistja e kompanisë private “Altupharma” Gëzime Pllana. Poashtu menaxherja e projektit Edona Dujaka u punësua në pozitën e Shefes së për Furnizim dhe Distriubim, shkruan Gazeta Shneta.
Megjithatë Ismaili ka marr pjesë në përurimin e projektit së bashku me drejtorin e SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu. Sipas njoftimit të SHSKUK-së, Ismaili ka deklaruar se asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale.
“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Me këto 101 barnatore asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas dhe nuk do të prishet duke u mbajtur në kushte jonormale”, tha ministri Ismaili.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se ky projekt do të luaj një rol të rëndësishëm në furnizimin më të mirë me barna për pacientë. “Edhe ky është një projekt tjetër në zbatimin e politikave tona me qendër pacientin. Tani të gjithë pacientët do t’i kanë barnat e sigurta dhe të ruajtura në kushte optimale”, tha drejtori Sejdiu. /Gazeta Shneta/