Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e QKUK-së marrin çmimin e parë në prezantim në Kongresin e mbajtur në Kroaci

Lajme 14/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kirurgjisë Abdominale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka fituar çmimin e parë për posterin më të mirë profesionalë të prezantuar në kuadër Kongresit të 12-të Evropian të Kirurgjisë digjestive, të mbajtur në Rijekë- Opati të Kroacisë, me pjesëmarrje të rreth 800 kirurgëve nga gjithë Evropa.

Në këtë Kongres, Klinika e Kirurgjisë Abdominale, u përfaqësua nga dr. Rifat Bajrami, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, dr. Floren Kavaja dhe dr. Afrim Tahiri, specialistë të kirurgjisë abdominale.

“Posteri profesional i prezantuar në këtë Kongres kishte të bënte me një rast specifik të kryer nga ekipi i mjekëve në fjalë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë që kishte tumor që njihet si tumor i madh i lukthit”, thuhet në njoftim.

Konfirmimi për vendin e parë si posteri më i mirë profesionalë i prezantuar në këtë Kongres, ka ardhur përmes njoftimit që është bërë pas Kongresit nga ana e organizatorëve të Kongresit dhe analizimit të prezantimeve dhe punimeve nga juria profesionale me përbërje të profesorëve dhe kirurgëve më eminentë nga mbarë Evropa.

Bashkë me konfirmimin për shpërblimin në shenjë falënderim e mirënjohje, për autorin dhe mjekët e QKUK-së, është përcjellë dhuratë një libër që flet për komunikimet mjekësore. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMësuesi kroat i kirurgëve kosovarë akreditohet në qendrën e ekselencës
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit, ditët në vijim ulen temperaturat

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.