Mjekët po përpiqen të kuptojnë se si një mizë plotësisht e paprekur e gjetur gjatë një kolonoskopie u fut në zorrët e një pacienti nga Misuri.
Një pacient 63-vjeçar nga Misuri iu nënshtrua një kolonoskopie rutinë, një test shqyrtimi për kancerin kolorektal i rekomanduar për këdo mbi moshën 45 vjeç, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Testi zbuloi divertikulozë të moderuar pankolonike, pesë polipe që u hoqën gjatë procedurës dhe një gjetje misterioze – një mizë plotësisht e paprekur në zorrën e trashë, sipas “American Journal of Gastroenterology”.
Pacienti tha se nuk e kishte idenë se si miza hyri në trupin e tij dhe nuk tregoi asnjë simptomë se kishte një insekt të gjallë në zorrën e tij.
Një ditë para procedurës, ai konsumoi vetëm lëngje, siç rekomandohet në udhëzimet e përgatitjes së kolonoskopisë. Pacienti raportoi se kishte ngrënë pica dhe marule dy ditë para kolonoskopisë, por nuk i kujtohej një mizë në ushqimin e tij.
Matthew Bechtold, shefi i Gastroenterologjisë në Universitetin e Misurit, tha për burimin The Independent se mjekët nuk janë të sigurt se si miza u fut në zorrët e pacientit.
Nuk ka gjasa që insekti të ketë hyrë nga goja e pacientit, pasi enzimat e sipërme të tretjes dhe acidi i stomakut do ta kishin degraduar atë. Arritja e pjesës së mesme të zorrës së trashë dhe shumë të lakuar nga fundi nuk është gjithashtu shumë e besueshme.
Studimi sugjeron se ka pasur raste të rralla kur insektet kanë mbetur të paprekura gjatë gjithë udhëtimit të tyre në sistemin tretës.
Mes tjerash, studuesit përfunduan se: “Ky rast përfaqëson një zbulim dhe mister shumë të rrallë kolonoskopik se si miza e paprekur gjeti rrugën e saj drejt zorrës së trashë”./Gazeta Shneta/


