Një e grua e re nga Britania e Madhe ka ndarë publikisht historinë tronditëse të mënyrës se si simptomat e saj u shpërfillën nga mjekët për më shumë se tetë muaj, derisa iu zbulua kancer në fazën e katërt.
Hannah, një krijuese përmbajtjeje në TikTok, ka përdorur platformën e saj për të ngritur vetëdijen rreth simptomave të rëndësishme që nuk duhet injoruar, si dhe për të theksuar nevojën për të kërkuar një mendim të dytë mjekësor.
“Kam qenë viktimë e gaslighting-ut mjekësor për më shumë se tetë muaj, çka çoi në një diagnozë të vonuar të kancerit në fazën e katërt. Jo, unë dhe mjeku im i familjes nuk jemi në marrëdhënie të mira,” rrëfeu ajo me ironi në një video që tashmë është bërë virale.
Simptomat që ajo përjetoi ishin katër: kollë, skuqje e trupit, lodhje ekstreme dhe humbje drastike në peshë. Megjithatë, sipas Hannah, mjekët i dhanë vetëm antibiotikë dhe e këshilluan të rikthehej vetëm nëse simptomat përkeqësoheshin. Ajo u refuzua për një takim të drejtpërdrejtë dhe u la të merrej me dhimbjet me barna pa recetë, shkruan Unilad transmeton Gazeta Shneta
Situata u përkeqësua kur gjatë dimrit ajo zhvilloi pneumoni, pasi tumori po ushtronte presion mbi kraharorin e saj. Në një moment, simptomat u bënë aq të forta sa që përfundoi në urgjencë, me dyshime për sulm në zemër. Por aty, gabimisht u regjistrua si një rast “dhimbjesh menstruale”. “Nëse kjo nuk tregon mizogjni, nuk e di çfarë tjetër tregon”, u shpreh ajo.
Një infermiere që vërejti gjendjen e saj të rëndë, e ndihmoi të bëhej një skanim urgjent, ku u zbulua se Hannah kishte një tumor prej 12 cm që shtypte mushkëritë dhe zemrën. Ajo u diagnostikua me kancer në fazën e katërt.
Pas diagnozës, Hannah mori trajtim intensiv përmes kimioterapisë, imunoterapisë dhe një studimi klinik për tetë muaj. “U injorova me muaj, më thanë që po e teproja, refuzuan të më bënin skanime. Kur më në fund dikush më dëgjoi, ishte tepër vonë”, shkroi ajo.
Në fund të mesazhit të saj, Hannah i bëri thirrje ndjekësve të jenë të zëshëm për shëndetin e tyre: “Luftoni për përgjigje. Nëse mjeku nuk ju jep një analizë, kërkojini ta shkruajë në kartelë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën.”/Gazeta Shneta/


