Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët mbajnë mbledhje komemorative për anesteziologun Muharrem Krasniqi, familjes i ndahet mirënjohje për kontributin e tij

Lajme 12/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në praninë e familjarëve, personelit mjekësor dhe stafit drejtues të ShSKUK-së sot u nda mirënjohje për punën dhe veprimtarinë e anesteziologut, Muharrem Krasniqi i cili vdiq ditën e diel.

Mbledhja komemorative e cila u mbajt në sallën e Klinikës së Kirurgjisë në QKUK, shpalosi punën dhe veprimtarinë profesionale të dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës së Anesteziogjisë dhe Reanimacioni,t në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së mjekë, kolegë, miq dhe bashkëpunëtorë kanë përkujtuar figurën e dr. Krasniqit, i cili për shumë vite shërbeu me përkushtim ndaj pacientëve.

Fotografia e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Foto nga mbledhja komemorative


I pranishëm në këtë mbeldhje ishte edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, dr. Valbon Krasniqi, i cili shprehu ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe të pranishmëve, duke thënë se lajmi për ndarjen nga jeta të kolegut dhe profesionistit tonë të çmuar dr. Muharrem Krasniqi, e pritem me pikëllim të thellë. 

“Familja humbi prindin, bashkëshortin dhe të afërmin e tij, ndërkohë mjekësia kosovare humbi njeriun që dha shumë për shëndetësinë kosovare”, tha Krasniqi ndër të tjera.

Fotografia e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Dr.Valbon Krasniqi

Duke shtuar se dr. Muharrem Krasniqi nuk u ndal asnjëherë së dhëni ndihmë edhe pacienteve për raste Covid.

Ndërsa në emër të shoqatës së Anesteziologëve të Kosovës dr. Shaqir Uka, tha se Dr.Muharremi do të mbetet një referencë në anesteziologjinë kosovare për punën, kontributin dhe profesionalizmin. 

“Familje e nderuar Krasniqi, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vete trashëgiminë e njeriut të mirë , bashkëshortit e babait të përkushtuar”, tha Uka./Gazeta Shneta

Fotografia e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Fotografia e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Fotografia e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Artikulli paraprakNëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës QKMF në Viti në mungesë të shpatullave të drurit, Jodit, vitaminës C e barnave tjera

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.