Kujdesi Shëndetësorë Parësor në nivel vendi ka mungesë të theksuar të barnave e materialeve tjera shpenzuese nga Lista Esenciale e Barnave.
Një situatë e tillë bie direkt në barrën e pacientëve pasi që secili ilac apo material i nevojshëm për trajtimin mjekësore të tyre i cili mungon në institucionet publike shëndetësore në vend detyrohen t’i blejnë nga buxheti i tyre shkruan Gazeta Shneta.
Me mungesë të barnave dhe materialeve tjera shpenzuese është duke u ballafaquar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Vitisë.
Shpatulla druri, Jod, Vitamin C, Omeprazoli, infusion Nacl 100 ml, Glikozë 500 ml, Reglan, nuk ka në këtë qendër, mungesën e barnave e kanë konfirmuar për Gazetën Shneta nga kjo qendër.
Sipas zyrtarëve të QKMF-së, furnizimi me këto materiale e barna është bërë përmes buxhetit të komunës.
Furnizimi me barna dhe materiale tjera shpenzuese në Kujdesin Parësor Shëndetësor bëhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Në anën tjetër nga ministria thonë furnizimi nga lista esenciale ka arritur deri në 70 përqind ndërsa për materiale shpenzuese deri në 85 përqind.
Gazeta në vazhdimsi është duke raportuar për mungesën e barnave dhe materialeve tjera medicinale nëpër QKMF-të në vend.
Mungesa e shpatullave të drurit, Jodit, Vitaminës C dhe infusioneve është më tepër e theksuar në shumicën e institucioneve shëndetësore komunale.
Me mungesë të barnave dhe materialeve tjera shpenzuese janë duke u ballafaqur edhe spitalet e klinikat në vend./Gazeta Shneta/
Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave