Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët në alarm nga ChatGPT

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fenomeni i ChatGPT, i përdorur masivisht nga të rinjtë, por jo vetëm, po shtrihet edhe për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve shëndetësore.

“Isha me grip dhe e përdora ChatGPT dhe më tha se duhet të shkoj tek mjeku”.

“Konsultohem për medikamentet.”

Por bluzat e bardha thonë se përdorimi i ChatGPT është kthyer në një alarm shëndetësor, pasi në mjaft raste ka rënduar gjendjen e pacientit.

“Është një fenomen shqetësues që sjell probleme për shëndetin e pacientit. Kemi pasur shumë raste, sidomos tek nënat e reja, për trajtimin e fëmijëve të tyre që i drejtohen ChatGPT dhe u jep një recetë të gatshme. Pasi e kanë përdorur këtë lloj mjekimi, paraqiten tek ne në gjendje të rënduar dhe e kanë pranuar që kanë përdorur ChatGPT,” tha Dritan Hoxha, mjek familje.

Mjekët thonë se ky fenomen është në rritje, kryesisht në periudhën e virozave.

“Kjo është diçka shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Sepse mjeku merret me trajtimin dhe antibiotikun që duhet të përdorë. Ky fenomen ndodh më shumë në periudhën e virozave dhe është më i shprehur tek brezi i ri.”

Për të shmangur komplikacionet shëndetësore, bluzat e bardha kërkojnë të shmanget përdorimi i antibiotikut pa recetën mjekësore dhe pa konsultën direkte me mjekun specialist./TvKlan

Artikulli paraprakSituata për nënat dhe foshnjat në Gaza ‘nuk ka qenë kurrë më e keqe’, thotë UNICEF
Artikulli i rradhës Mungesa e barnave në QKUK – pacientët “peng” i procedurave të prokurimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.