Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave në QKUK – pacientët “peng” i procedurave të prokurimit

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po përballen përsëri me mungesë barnash.

Kësaj radhe me morfinë në të gjitha klinikat e enkas në atë të Onkologjisë, përfshirë edhe terapitë e kushtueshme deri në 1 mijë euro.

Por, Barnatorja Qendrore në kuadër të SHSKUK, e ka konfirmuar vetëm njërën, duke dhënë edhe arsyet.

“Përpjekjet për kontraktimin e produktit morfinë kanë dështuar edhe pas riinicimit të procedurave për kontraktim. Në mungesë të produktit Morfinë, klinikat po i shfrytëzojnë alternativat që i kemi në dispozicion.
Me alternativa ose jo, redaksia ka pranuar dëshmi të faturave se morfina, po detyrohet të blihet e edhe ankesa për barna të tjera, pjesë përbërëse të kimioterapisë.

Për gazetarë të këtij sektori, dështimi i procedurave të prokurimit buron nga mungesa e një organi mbikëqyrës”, tha Dardane Mehaj, Shefe e Sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal.

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, u shpreh se llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit.

“Llogaridhënia dhe mbikëqyrja është shumë e rëndësishme gjë që fatkeqësisht mungon në SHSKUK e që lidhet direkt me qeverinë e Kosovës sepse SHSKUk i përgjigjet qeverisë përmes bordit, MSH-së e deri tek Zyra e Kryeministrit. Një prej faktorëve kryesor që ndikon në këto probleme është edhe mungesa e mbikëqyrës. Aktualisht SHSKUK-në e kemi pa bord pothuajse. Ekziston një bord po s’është funksional për faktin se mungon kryesuesi. Bordi drejtues i këtij institucioni, mbledhjen e fundit e ka mbajtur në qershor të këtij viti duke shtuar faktin se ende, mbetet pa një kryesues të përzgjedhur”, tha ai.

E se rifunksionimi i tij mbetet kyç për procesin e furnizimit me barna, e thonë edhe nga Shoqata e Pacientëve.

“Ajo që duhet ndërmarrë urgjentisht është një menaxhim shumë më i përgjegjshëm i listës esenciale të barnave. Kjo nënkupton planifikim të saktë, furnizim të rregullt dhe mekanizma rezervë në rast të dështimit të prokurimeve. Pacientët nuk mund të mbeten peng i procedurave burokratike dhe dështimeve administrative, sepse barra e gjithë kësaj bie mbi ta”.

“Fakti që Bordi i SHSKUK nuk është mbledhur që nga muaji qershor është tregues i mungesës së mbikëqyrjes institucionale brenda nivelit sekondar dhe terciar të kujdesit shëndetësor. Pa këtë mbikëqyrje, proceset e furnizimit me barna dhe material shpenzues në spitale mbeten të pambrojtura nga gabimet, vonesat dhe mungesa e llogaridhënies. Kjo pastaj reflektohet drejtpërdrejt tek pacientët, të cilët përballen me mungesa të barnave në institucionet spitalore. Për këtë arsye, mbikëqyrja nga Bordi nuk duhet parë si formalitet administrativ, por si mekanizëm kyç për garantimin e funksionimit të rregullt të sistemit spitalor”, u shpreh Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Gjersa furnizimi me barna i takon SHSKUK-së, procedurat në atë drejtim monitorohen nga MSH-ja por kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin./RTVDukagjini/

Artikulli paraprakMjekët në alarm nga ChatGPT
Artikulli i rradhës Studim: Dieta gjatë shtatzënisë ndikon në shëndetin afatgjatë të fëmijës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.