Pediatrit thonë se nuk ka prova të mjaftueshme që dietat me pak karbohidrate ose ketogjene janë të sigurta dhe efektive në menaxhimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2 dhe prediabetit tek fëmijët.
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), rekomandon që fëmijët e moshës 4 deri në 18 vjeç të marrin 45% deri në 65% të energjisë së tyre totale nga karbohidratet, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Në një dietë me pak karbohidrate, 26% e kalorive ditore vijnë nga karbohidratet, ndërsa një dietë me shumë pak karbohidrate lejon të paktën 20-50 gram karbohidrate në ditë.
Një dietë ketogjenike është e kufizuar në më pak se 20 g karbohidrate në ditë.
Studimet e mëparshme i kanë shoqëruar këto dieta me humbje të konsiderueshme në peshë, ulje të niveleve të insulinës ose kërkesave për insulinë dhe përmirësim në kontrollin e glukozës tek të rriturit.
Megjithatë, një raport i ri klinik nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP), një grup i madh pediatërsh, theksuan mungesën e rezultateve afatgjatë të sigurisë dhe efikasitetit të këtyre dietave tek të rinjtë.
“Megjithë popullaritetin në rritje të dietave me karbohidrate të ulëta dhe ketogjenike për menaxhimin e diabetit tek të rriturit, ka shqetësime për sigurinë që duhen marrë parasysh për të rinjtë me diabet që po kufizojnë marrjen e karbohidrateve për të kontrolluar peshën dhe/ose glukozën në gjak.
Këto përfshijnë ngadalësimin e rritjes, mangësitë ushqyese, shëndetin e dobët të kockave, ketozën ushqyese që nuk mund të dallohet nga ketoza që rezulton nga mungesa e insulinës dhe sjelljet e çrregullta të të ngrënit”, thuhet në raport.
Cilat janë rekomandimet?
Sipas raportit, dietat me pak karbohidrate apo dhe shumë të ulëta me karbohidrate nuk rekomandohen për fëmijët dhe adoleshentët me diabet të tipit 1, përveç nën mbikëqyrjen e ngushtë të ekipit të kujdesit për diabetin duke përdorur udhëzimet e sigurisë.
Për të parandaluar dhe trajtuar prediabetin dhe diabetin e tipit 2, pediatër rekomandojnë eliminimin e pijeve të ëmbla me sheqer. Kjo mund të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e glukozës në gjak dhe peshës.
Ata me diabet tip 1, prediabet ose diabet të tipit 2 mund t’u rekomandohet të ndjekin një strategji të shëndetshme diete, siç është dieta mesdhetare.
Për më tepër, 60 minuta në ditë me aktivitet aerobik të moderuar deri në të fuqishëm mund të ndihmojnë në reduktimin e obezitetit, përmirësimin e rezultateve shëndetësore të lidhura me diabetin dhe promovimin e rezultateve optimale të glicemisë dhe kardiometabolike. /Gazeta Shneta/


