Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët që kaluan testin për drejtorë të klinikave, konkurrencë e fortë në ‘Maksill’

Lajme 18/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhjetëra mjekë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit në 12 klinika të QKUK-së. Konkurrenca më e madhe pas testit me shkrim pritet të jetë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillo-Faciale

Në konkursin për drejtorë të disa klinikave në QKUK kanë kandiduar dhjetëra mjekë. Në shumicën prej tyre konkursit i janë nënshtruar edhe Ushtruesit e Detyrës së Drejtorit që kanë mbajtur këtë pozitë tash e disa vjet. Komisioni përzgjedhës ka publikuar rezultatet e testit me shkrim i cili është mbajtur më datën 5 të këtij muaji.

Komisioni në përbërje të Dr. Fakir Spahiu – kryetar, dhe anëtarët Dr. Skender Kandic e Dr. Fatime Kokollari, kanë publikuar rezultatet e testit me shkrim për nëntë klinika, nga 12 sa ishte shpallur konkursi fillimisht, shkruan Gazeta Shneta.

Për drejtor të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive kanë aplikuar 5 kandidatë. Dr. Tefik Bekteshi ka arritur rezultatin më të mirë prej 78 pikëve. Bekteshi me këto pikë ka siguruar kualifikimin në intervistën me gojë. Ai nuk do të ketë konkurrencë në këtë fazë pasi asnjëri nga kundërkandidatët e tij nuk kanë arritur më shumë se 50 pikë. Artan Ahmeti ka marr 31, Adem Grbolar 18 dhe Agron Qerimi është tërhequr nga testi.

Konkurrencë e fortë pritet të zhvillohet për drejtor të Klinikës së Kirurgjisë Maksillo-Faciale. Në test kanë hyrë pesë kandidatë dhe tre prej tyre e kanë kaluar. Dr. Agron Bytyqi ka marr 79 pikë, Dr. Shkelzen Komoni 60 pikë dhe Nijazi Heta 58. Të tre do të përballen edhe në fazën e intervistës. Ndërsa Mergime Prekazi-Loxha ka marr 20 pikë dhe Arsim Kelmendi 18.

Pozitës së drejtorit të Kirurgjisë Torakale ia kanë mësyrë 4 kandidatë, por vetëm dy prej tyre kanë hyrë në test. Dr. Saudin Maliqi me 71 pikë dhe Dr. Fitim Selimi me 52 pikë do të sfidohen edhe njëherë nga Komisioni me intervistë, për t’u përzgjedhur njëri nga ta në fund.

Për Klinikën e Neonatologjisë ka pasur pak interesim pasi vetëm Dr. Xhevdet Gojnovci ka hyrë në test, nga tre veta sa kishin konkurruar në fillim. Gojnovci ka marr 75 pikë në testin me shkrim. Njëjtë ka ndodhur edhe në Klinikën e ORL-së ku Dr. Hajdin Thaçi është poentuar me 56 pikë.

Konkursi do të përsëritet në Klinikën e Neurologjisë pasi aty nuk ka arritur ta kalojë testin as drejtori që ka udhëhequr deri më tani, Dr. Nexhmedin Shala. Ai ka marr vetëm 41 pikë në test, ndërsa Rushit Jashari 22 dhe Valdet Bajraktari 20 pikë.

Për pozitën e drejtorit të Klinikës së Psikiatrisë në intervistë kanë shkuar Dr. Shaban Mecinaj dhe Dr. Nazmie Ibishi-Musliu. Mecinaj ka fituar 68 pikë në test ndërsa Ibishi-Musliu 10 më pak.

Klinika e Pulmologjisë mund të bëhet me drejtoreshë të re pasi ushtruesja e detyrës Dr. Iliriana Raça-Bunjaku nuk ka arritur ta kalojë testin me shkrim duke marr vetëm 41 pikë. Ndërsa Dr. Rukije Mehmeti ka fituar të drejtën për intervistë pasi ka rezultuar me 65 pikë nga testi me shkrim.

Rezultatet e testit me shkrim janë publikuar edhe për konkursin për drejtor të Klinikës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike. Me rezultate pozitive ka dal veç një kandidatë, Gani Halilaj me 57 pikë, ndërsa Fahri Drevinja dhe Shpend Haxhibeqiri nuk kanë kaluar testin. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDobitë shëndetësore të Diellit, tregon doktori
Artikulli i rradhës Artistja që nuk po ndal punën edhe në muajt e fundit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.