Kush ka thënë se gratë nuk mund të kryejnë shumë obligime gjatë shtatzënisë?
Reperja më “in” e momentit, Cardi B po dëshmon çdo ditë e më shumë se ato mund të kryejnë shumë punë dhe atëtë rëndësishme, derisa në bark ka një bebe që është gati të vijë në këtë botë
Reperja gjatë kohës që ka qenë shtatzënë ka ngirutr në këmbë një karrierë të suksesshme njëherësh.
Ajo ka publikuar albumin e parë që është shitur e po dëgjohet shumë, ka realizuar një numër të madh videoklipesh e madje ka performuar një set të tërë në koncert para mijëra njerëzve, duke kënduar e kërcyer si të mos ishte me barrë.
Cardi ka inçizuar edhe disa videoklipe tani në muajt e fundut, përfshirë atë të këngës së saj “I like it”, ku është 8 muajshe dhe atë me Rita Orën, “Girls”.
Ajo së fundi ka pozuar për revistën “Rolling Stone”, ku shihet me barkun e zbuluar me të fesjuarin e saj, Offset ndërsa edhe ka treguar më në fund se pret një vajzë./gazetashneta
<