Mjekët shqiptarë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës para disa ditësh realizuan me sukses një ndërhyrje të rrallë tek një foshnjë 11 ditëshe.
Neurokirurgu Artur Xhumari ka deklaruar se diagnostikimi i keqformimit të “spina bifida aperta, lipomielomeningocele dhe diastematomieli” u bë i mundur fal rezonancës 3 Tesla. Ai tregon se foshnja më pastaj është dërguar në Shërbimin e Neurokirurgjisë ku pas një operacioni tre orësh të mundësuar nga reanimator, anesteziologë, neurokirurgë, kirurg plastik dhe infermierët, u realizua intervenimi me sukses.
Foshnja tanimë gjendet në kujdesin intensiv, por është në gjendje të mirë shëndetësore, ushqehet, qan dhe i lëviz këmbët e veta.
Njoftimi i plotë i Dr. Artur Xhumarit:
Si gjithmone bashkepunim me rezultat te shkelqyer i neurokirurgjise, reanimacionit pediatrik, anestezi reanimacionit pediatrik, kirurgjise plastike e rikonstruktive.
Bebe 11 ditesh. Realizimi i rezonances 3 Tesla tregoi keqformimin e spina bifida aperta, lipomielomeningocele dhe diastematomieli. Ne sallen operatore Lehman te Sherbimit te Neurokirurgjise u mblodh ekipi shumedisiplinar i operacionit. Sfida e operacionit qendronte ne moshen shume te vogel te te semurit si dhe ne dimensionet shume te vogla te keqformimit qe duhej hequr, pa demtuar palcen e kurrizit te cilen e kishte ndare me dysh.
Ekipi i perbere nga mjeku anestezist reanimator i Sherbimit te Pediatrise – Dr. Spiro Silla, mjeku anestezist reanimator i Sherbimit te Neurokirurgjise – Dr. Mithat Demneri, neurokirurgu – Dr. Artur Xhumari, mjeku kirurg plastik-rikonstruktiv i Sherbimit te Djegie-Plastikes – Dr. Gentian Zikaj te mbeshtetur nga stafi infermieror i Sherbimit te Reanimacionit Pediatrik, Sherbimit te Kirurgjise Pediatrike dhe Sherbimit te Neurokirurgjise bashkuan dijet dhe aftesite e tyre qe ky operacion te realizohej me sukses te plote. Pas tre oresh operacion, femija u kthye ne Sherbimin e Reanimacionit Pediatrik ku nen kujdesin e vazhdueshem te stafit mjekesor e infermieror u zgjua dhe filloje te pije. Levizshmeria e kembeve eshte e ruajtur.