Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët sugjerojnë që COVID-19 mund të shkaktojë diabet

Jetë 20/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 350 klinicistë raportojnë dyshime për diabet të shkaktuar nga Covidi, si i tipit 1 ashtu edhe të tipit 2.

Një grup i shkencëtarëve nga e gjithë bota besojnë se ka një numër në rritje të provave që Covid-19 mund të shkaktojë diabet në disa pacientë shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Prof. Francesco Rubino, nga King’s College London, po udhëheq thirrjen për një hetim të plotë të një lidhjeje të mundshme midis dy sëmundjeve.

Duke parë një rritje të diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2 tek njerëzit që ishin prekur me Covid-19, disa mjekë madje po konsiderojnë mundësinë që virusi duke prishur metabolizmin e sheqerit – të shkaktojë një formë krejtësisht të re të diabetit.

“Gjatë muajve të fundit, ne kemi parë më shumë raste të pacientëve që ose kishin zhvilluar diabet gjatë përvojës me Covid-19, ose menjëherë pas kësaj. Tani kemi filluar të mendojmë se lidhja është ndoshta e vërtetë dhe ekziston një aftësi e virusit për të shkaktuar një mosfunksionim të metabolizmit të sheqerit” tha prof. Rubino.

Pacientët me diabet para-ekzistues kanë një rrezik më të lartë të komplikimeve serioze me Covid-19 dhe janë në listën e përparësive të shtetit britanik për të marrë vaksinën.

Shkencëtarët kanë supozuar se meqenëse Sars-CoV-2 bashkëvepron me një receptor të ashtuquajturin ACE-2 për të infiltruar qelizat në një sërë organesh, përfshirë pankreasin, kjo lidhje mund të prishë metabolizmin e sheqerit.

Një shpjegim tjetër i mundshëm është përgjigjja e antitrupave të bollshëm të trupit, e cila ka për qëllim të luftojë virusin, reagon shumë dhe sulmon organet kryesore që mbajnë nivelet normale të glukozës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakÇifti themelues i kompanisë gjermane BioNTech dekorohen me Kryqin Federal të Meritës
Artikulli i rradhës Një 33-vjeçar në Kroaci vdiq pasi u vaksinua me AstraZeneca, raportojnë mediat kroate

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.