Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët tërheqin vërejtjen: Ndaloni së përdoruri folien e aluminit në gatimin e ushqimit

Jetë 12/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla të metaleve, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të marrin sasi shumë më të madhe për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini.

Folia e aluminit në amvisëri përdoret tashmë një kohë të gjatë. Nuk është për t’u çuditur, sepse është shumë e dobishme për qëllime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Shpesh përdoret për mbulimin e ushqimit të gatuar apo për mbulimin e ushqimit gjatë pjekjes. Mirëpo, doktorët kohë më parë kanë publikuar hulumtimin i cili tregon se nëse e përdorni folien e aluminit me rastin e gatimit të ushqimit mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Universiteti amerikan në Sharjah ka publikuar se një pjesë mishi që është përgatitur në folie përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Kanë publikuar edhe se si përdorimi i folies së aluminit në gatimin e ushqimit është e lidhur edhe me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Pos problemit me eshtrat dhe me trurin, me përdorimin e folies së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë tuaja, thonë ata.

Studiuesit dr. FathiaMohammed dhe dr. EssamZubaidy kanë gatuar lloje të ndryshme mishi me përbërës të ndryshëm.

Studimi ka treguar se ushqimi i gatuar në solucione të tharta, të lëngëta siç janë lëngu i limonit apo salca nga domatet, absorbojnë më së shumti metale nga folia e aluminit, ndërkaq kur i qiten erëzat edhe më shumë shtohet.

Ushqimi i cili gatuhet me alkool apo vetëm i kriposur nuk absorbon aq shumë.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla metali, mirëpo problemi është që shumica e njerëzve do të fusin sasi më të mëdha metali për shkak të vendosjes së ushqimit në folie alumini. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSi t’i mbroni fëmijët nga “Balena Blu”, loja që po merr jetën e shumë fëmijëve
Artikulli i rradhës A e dini pse femrat kanë apetit të shtuar para ciklit të tyre

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.