Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët zbulojnë shenjat gjenetike pse obeziteti ndikon ndryshe tek njerëzit

Jetë 17/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i madh sugjeron se ndikimi i obezitetit nuk është i njëjtë tek të gjithë. Ndërsa mbipesha rrit rrezikun për sëmundje serioze si diabeti tip 2, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni, disa njerëz mbeten relativisht të shëndetshëm pavarësisht peshës së lartë.

Shkencëtarët nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai dhe Universiteti i Kopenhagenit analizuan të dhëna gjenetike nga mbi 450,000 persona me origjinë evropiane.

Ata krahasuan nivelet e yndyrës trupore me treguesit e shëndetit metabolik, si presioni i gjakut, kolesteroli dhe sheqeri në gjak, duke identifikuar 266 variante gjenetike që “çlirojnë” obezitetin nga rreziku i sëmundjeve.

Me fjalë të tjera, individët me këto variante mund të shtojnë peshë, por nuk shfaqin shenjat paralajmëruese të sëmundjeve metabolike.

Sipas Euronews Health, studimi identifikoi gjithashtu tetë nënllojshmëri të obezitetit, secili me rreziqe unike shëndetësore, dhe tregoi se efektet mbrojtëse të varianteve gjenetike shfaqen edhe tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.

Fëmijët me këto gjene ishin më të prirur ndaj obezitetit, por pa shenja të sëmundjeve metabolike.

Shkencëtarët planifikojnë të analizojnë popullsi më të ndryshme për të gjetur gjene të reja që ndikojnë yndyrën trupore pa lidhje me sëmundje si diabeti ose sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kjo nuk do të thotë se obeziteti është i padëmshëm. Stili i jetesës, ushqimi dhe aktiviteti fizik mbeten kyç për shëndetin e përgjithshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2022 një në tetë persona në botë jetonte me obezitet, i cili ka dyfishuar tek të rriturit dhe katërfishuar tek adoleshentët që nga viti 1990. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Ushqimi për arsye emocionale zvogëlon efektin e Ozempic tek pacientët me diabet
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për abortin?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.