Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekja Alma Hoxhaj: Prindërit duhet t’i vaksinojnë fëmijët, ndryshe rrezikohen nga këto sëmundje infektive

Lajme 27/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksinimi shihet të jetë një prej faktorëve më të rëndësishëm parandalues së vdekjeve, të paktën kështu vlerëson Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, nëse mbulimi me vaksina do të përmirësohej, në botë mund të parandalohen edhe 1.5 milionë vdekje të tjera çdo vit.

Ndërsa, mjekët tregojnë se vaksinimi parandalon shumë sëmundje infektive, kështu, duke folur për Pro Pacientit, mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj tregon se vaksinimi përveç mbrojtjes së vazhdueshme, shmang poashtu edhe fatalitetet.

“Qëllimi parësor i vaksinimit është që personi të jetë i mbrojtur nga sëmundjet deri në masën 100%. Në rastin kur fëmija apo i rrituri nuk janë vaksinuar, sëmundjet infektive shfaqin ndërlikime shumë të rënda, të cilat mund të jenë edhe fatale për jetën e pacientit’’, tregon Hoxhaj.

Ajo më tutje tregon se përqindja e atyre njerzëve që janë vaksinuar dhe kanë pasur probleme me sëmundje infektive është sipas saj zero.

‘’Sivjet kemi rastin konkret të fruthit. Ne e pamë që nga fruthi u prekën foshnje nën 1 vjeç të pa vaksinuara apo foshnje mbi 1 vjeç, prindërit e të cilëve nuk ua kishin bërë vaksinën kundër fruthit. Këtë vit kishim mjaft raste të vdekjeve foshnjore për shkak të fruthit, por ato ndodhën pikërisht tek të pa vaksinuarit. Këto sëmundje mund të parandalohen pikërisht përmes vaksinimit. Vaksinat e detyrueshme duhet patjetër të bëhen gjatë jetës, por edhe ato fakultative siç është vaksina kundër gripit, mbrojnë nga sëmundjet.”, thotë Hoxhaj.

Por në anën tjetër janë disa prindër që mendojnë se nuk duhet t’i vaksinojmë fëmijët për shkak të frikës nga çrregullimet që mund të çojnë këto vaksina.

Poashtu edhe në vendin tonë janë evidentuar disa raste të tilla, por Hoxhaj thotë se kjo arsye e prindërve nuk qëndron.

“Lëvizjet anti-vaksinë janë shumë të dëmshme, pasi praktikisht pa vaksinë individi nuk është i mbrojtur nga sëmundjet’’, shpjegon ajo.

Ajo thotë se në fakt studimet shkencore kanë treguar të kundërtën e këtyre, që vaksina nuk ka asnjë lidhje me autizmin.

Në anën tjetër, qytetarë të rastësishëm të pyetur nga Pro Pacientit pohojnë se i kanë vaksinuar fëmijët e tyre. Por gjithashtu shtojnë se lajmet për lidhje të autizmit me vaksinën i shqetësojnë vazhdimisht.

“Unë për vete i kam vaksinuar fëmijët. Mendoj se duhet të vaksinohemi të gjithë përderisa çdo shtet përcakton se vaksina parandalon sëmundje. Por edhe ne kur shohim lajme në internet apo dëgjojmë nga të tjerët se vaksina shkakton autizëm, shqetësohemi shumë. Prindërit e rinj më tepër e shmangin vaksinimin e foshnjave, por unë mendoj se është diçka që duhet bërë nga të gjithë”, tregon një zonjë rreth të dyzetave.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, “vaksinimi ka për qëllim mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektive si hepatiti, fruthi, difteria, pneumonia, shytat, poliomieliti, kolla e mirë, rubeola, tetanozi, diarrhea nga rotavirusi dhe kanceri i qafës mitrës.

Këto sëmundje sipas ISHP-së, “nëse nuk parandalohen nga vaksinat mund të lënë paaftësi e të çojnë deri në vdekje”. Në datat 23-29 prill shënohet Java Evropiane e Vaksinimit. Synimi kryesor gjatë kësaj jave është promovimi i përfitimit që i sjell vaksinimit shëndetit të përgjithshëm publik.

Artikulli paraprakMSH thotë se s’ka buxhet për protezat e invalidëve të luftës
Artikulli i rradhës Kjo është sasia e acidit folik që duhet të merrrni për të mbetur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.