Dr. Hamëz Berisha, specialist i mjekësisë emergjente, ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Berisha këtë e ka bërë pas një takimi që ka pasur me kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj para disa ditësh, shkruan Gazeta Shneta.
“Ju njoftoj që zyrtarisht jam kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet parlamemtare kurdo që mbahen në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Berisha në facebook.
Ai ka thënë se qëllimi i tij është t’i përfaqësojë hallet e qytetarëve sidomos në sektorin e shëndetësisë, në Kuvendin e Kosovës.
Berisha është mjek i emergjencës në një spital privat në Prishtinë.
Njoftimi i tij i plotë:
Të dashur familjar dhe ju qytetarë të nderuar!
Ju njoftoj që zyrtarisht jam kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet parlamemtare kurdo që mbahen në Republikën e Kosovës!
Dua të shpreh një falenderim të veçantë për Kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe gjithë strukturat e AAK – s si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal Dega në Klinë, për besimin dhe mundësinë që më është dhënë, në mënyrë që ti përfaqësoj sa më dinjitetshëm të gjithë ata që më njofin dhe kanë besim se unë nesër, do jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës!
Duke u sfiduar çdo ditë me hallet dhe problemet e qytetarëve sidomos ato shëndetësore, vendosa që ti hyjë garës për deputet dhe nesër të gjitha këto probleme që ju sfidoheni çdo ditë, ti përfaqësoj në kuvend e ti japim zgjidhje njëhere e përgjithmonë këtyre problemeve!
Na priftë e mbara!




