Një fëmijë 2-vjeçar u dërgua tek mjeku nga prindërit e tij, pasi kishte gëlltitur para të metalit.
Fëmija kishte përbirë një monedhë 20 lekë të Shqipërisë, e cila kishte përfunduar në ezofag.
Mjeku Besnik Elezi ka postuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet monedha në imazhin e rëntgenit, në momentin e kapjes së monedhës me anë të gastroskopit, si dhe pas nxjerrjes.
Prindërit duhet të bëjnë kujdes me fëmijët e vegjël të cilët mund të fusin në gojë gjëra të imta dhe t’i gëlltisin ato. /Gazeta Shneta/