Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku në Florida akuzohet për vrasje pasi hoqi mëlçinë në vend të shpretkës gjatë operacionit

Lajme 17/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek në SHBA është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, pasi dyshohet se gjatë një operacioni ka hequr gabimisht mëlçinë e pacientit në vend të shpretkës, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas autoriteteve në Florida, Thomas Shaknovsky është paditur nga një juri e madhe për lidhje me vdekjen e një pacienti 70-vjeçar nga Alabama, e ndodhur në sallën e operacionit.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2024, kur mjeku ishte planifikuar të kryente një operacion për heqjen e shpretkës (splenektomi).

Megjithatë, sipas hetimeve, ai ka hequr mëlçinë e pacientit, duke shkaktuar humbje masive të gjakut dhe vdekjen e menjëhershme të tij në tavolinën e operacionit.

Rasti është hetuar nga Walton County Sheriff’s Office në bashkëpunim me prokurorinë dhe autoritete të tjera shtetërore dhe mjekësore.

Pas një hetimi të zgjeruar, juria e madhe ka gjetur bazë të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë ndaj mjekut për vrasje të shkallës së dytë, duke vlerësuar se veprimet e tij përbëjnë shkelje penale sipas ligjit në Florida.

Sherifi i qarkut, Michael Adkinson, ka deklaruar se institucionet do të ndjekin rastin deri në fund.

“Detyra jonë është të ndjekim faktet pa frikë dhe pa favorizime. Juria e madhe ka folur dhe përgjegjësia jonë është të sigurojmë që procesi ligjor të zbatohet në mënyrë të drejtë,” ka thënë ai.

Autoritetet kanë shprehur ngushëllime për familjen e viktimës, duke e cilësuar rastin si një humbje të rëndë dhe tragjike.

Ndërkohë, çështja pritet të vazhdojë në gjykatë, ku do të përcaktohet përgjegjësia penale e mjekut për këtë incident të rëndë në praktikën mjekësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMjekët austriakë ofrojnë kontrolle falas për fëmijët në Fushë Kosovë
Artikulli i rradhës Hapet Konferenca e Shtatë Ndërkombëtare e Stomatologjisë e organizuar nga OSK

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.