Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku nga Mitrovica ankohet për parregullësi në Kongresin e Odës së Mjekëve

Lajme 04/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një mjek nga Mitrovica, Ilir Hajzeri, është ankuar për parregullësi në Kongresin e organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kirurgu ka thënë se ndonëse e lanë repartin për të marr pjesë në kongres, kur shkuan aty së bashku me disa kolegë të tjerë nuk arritën të marrin pikët për rilicencim pasi emri i tyre nuk gjendej në listë, transmeton Gazeta Shneta.

“Duke filluar nga dita e caktuar ( ditë pune, ku shumicës i kushtëzohej ose pjesëmarrja për rilicencim ose prania në vendin e punës edhe pas kujdestarisë 24 orëshe dhe për fat të keq, pa dëshirën tonë sot shumë reparte mbetën pa staf shëndetësorë), pastaj turmat e krijuara me orë të tëra vetëm për të hyrë në Kongres, e deri tek mos gjetja e emrit në listën e mjekëve nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Institucion ky i cili funksionon dhe paguhet nga ne mjekët edhe pse sot nuk ishim në listë. Ishte një organizim i dështuar dhe ofendues për ne, e që nuk është hera e parë që ndodhë diqka e tillë”, ka shkruar Hajzeri.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Nuk kaloi shumë kohë e gjatë prej se vendi ynë si e gjithë bota, u përball me një virus vdekjeprurës. Ishte vet koha që të jepte shembullin më të mirë të fjalëve “Shëndeti mbi të gjitha”. Ngado që shkoje dëgjoje fjalë të tilla që ne si mjek në veqanti, si dhe i gjithë personeli shëndetësorë përfaqësonim “Heronjët e heshtur”. Por ende pa u tejkaluar plotësisht kjo situatë siq duket ndërruan mendje.

Sot me datë 3 qershorë, në qytetin e Prishtinës, ishte organizuar Kongresi i Tretë i Mjekësisë. Pjesëmarrja, ani pse ishte në një formë e obliguar, për shkak se ndaheshin pikët për rilicencim të mjekëve, për disa nuk u mundësua diqka e tillë. Si unë ashtu edhe shumë mjekë të tjerë aty hasëm në pakënaqësi dhe sjellje ofenduese ndaj profesionit tonë human, nga një numër i caktuar individësh organizatorë. Duke filluar nga dita e caktuar ( ditë pune, ku shumicës i kushtëzohej ose pjesëmarrja për rilicencim ose prania në vendin e punës edhe pas kujdestarisë 24 orëshe dhe për fat të keq, pa dëshirën tonë sot shumë reparte mbetën pa staf shëndetësorë), pastaj turmat e krijuara me orë të tëra vetëm për të hyrë në Kongres, e deri tek mos gjetja e emrit në listën e mjekëve nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Institucion ky i cili funksionon dhe paguhet nga ne mjekët edhe pse sot nuk ishim në listë. Ishte një organizim i dështuar dhe ofendues për ne, e që nuk është hera e parë që ndodhë diqka e tillë. Por pavarësisht kësaj ne do vazhdojmë punën tonë për shkak të ndërgjegjes dhe përgjegjësisë sonë morale që ndjejm, ani pse persona të tillë tentojnë ta njollosin atë!

Artikulli paraprakMosha ideale kur fëmija juaj duhet të fillojë mësimet e notit
Artikulli i rradhës Neurologu Visar Miftari trajton të gjitha çrregullimet neurologjike në KEG Clinic

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.