Nazmi Mehmeti nga Presheva, pasi një punë 8 vjeçare si mësimdhënë i lëndëve mjëksore në Preshevë, është larguar nga puna.
Mjeku nga Presheva, i diplomuar në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, nuk po mund të vazhdoj punën si mësimdhënës në Preshëvë për shkak të mosnjohjes së diplomës nga Serbia raporton Reporteri, transmeton GazetaShneta.
Ai ka thënë se ka nisur punë 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemisë Covid-19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
“Nga ministria e arsimit në Serbi, nuk mundem më të vazhdoj mësimdhënien për arsye të mos njohjes së diplomës së Prishtinës.
E falenderoj stafinë e SHMT ‘Presheva’ në Preshevë për punën gjatë 8 viteve, e veçanti drejtorin Telat Arifi, sekretarin Agim Dalipi, Mr Ridvan Agushi dhe gjithë kolegët e mjekësisë. Faleminderit pa masë nxënësve të mjekësisë, e ardhmja e vendit tim.
Ishin vite të arta, faleminderit për të gjitha, kohë e vështirë por me shpresë për më mirë me miqë e familjarë. Sot, kam filluar punën 3 mujore në Klinikën Infektive në Prishtinë si mjek i rekrutuar për luftimin e pandemis Kovid 19 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera mjeku nga Lugina.
Ky është vetëm një nga rastet e shumta kur të rinjtë e Luginës detyrohen të largohen nga vendlindja për shkak se Serbia nuk ua njeh diplomat atyre që kanë kryer studimet në Kosovë. /Reporteri.net




