Shtatzënia – dashuria, kujdesi dhe parashikimi që ndiejmë përgjatë 9 muajve të shtatzënisë janë kujtimet më të bukura që çdoherë do mbesin në memorien e çdo gruaje.
Por, ndërsa afrohet koha e lindjes, shtohet ankthi për atë se çfarë mund të ndodh shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Ndoshta, ju jeni përgaditur se do të kryeni lindje normale, mirëpo mjekët rekomandojnë të keni lindje cezariane – e kjo mund të jetë e papritur për ju.
Këtu janë disa nga mitet që mund të keni dëgjuar në lidhje me lindjen cezariane:
-Lidhja mes jush dhe foshnjës nuk do të jetë e njejtë.
Kjo është larg nga e vërteta.Sikur lindja normale ashtu dhe lindja cezariane dashuria ndaj foshnjës suaj mbetet e njejtë!
-Gjidhënia nuk duhet kryer pas lindjes cezariane
Sipas profesionistëve shëndetësor, metoda e lindes ka shumë pak lidhje me aftësinë tuaj të ushqyerjes.
-Dhimbjet janë më të mëdha
Është e vërtëtë se dhimbjet gjatë procesit janë minimale, ato shtohen shumë më shumë në 2-6 javët pas operacionit.
-Nuk do të jeni në gjendje të ecni me ditë
Pas lindjes cezariane, do të ecni por, është normale që lëvizshmëria juaj të zvogëlohet./GazetaShneta/