Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku ngushëllon nënën shqiptare që humbi fëmijën në muajin e tretë me këtë letër emocionuese

Lajme 14/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pediatri i njohur Ismail Lutolli, përmes një letre i ka ofruar ngushëllim një nëne shqiptare, e cila së fundmi ka humbur foshnjën e saj në muajin e tretë të jetës.

Në letrën e tij, pediatri Lutolli i bënë thirrje nënës që të kujtojë momente të lumtura me foshnjën, që prej momentit kur kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë e deri në momentin e fundit, shkruan Gazeta Shneta.

Ndiqeni letrën e plotë të mjekut:

“Në vend të ngushëllimit (C…E)

Nënë e dashur, ju mund të keni humbur djalin tuaj por nuk ke humbur asnjëherë ndjenjat që keni pasur për të, kujtimet, ëndrrat.

-Kujtojeni momentin kur për herë të parë kuptuat që keni ngelur shtatzënë, kujtoni lotët e gëzimit, kujtoni sa fort rrahu zemra juaj që në trupin tuaj kishte filluar të krijohej një jetë tjetër.

-Kujtojeni kur në barkun tuaj dëgjuat për herë të parë lëvizjet sa e lumtur ishit ,sa shumë u gëzuat e sa me krenari vendosje dorën sipër stomakut për të ndjerë lëvizjet.

-Kujtoje sa ëndrra thurrje, kujtoje se si numëroje ditët, kutoje se si në trupin tuaj rritej një qenje tjetër.

-Kujtoje edhe përgaditjet që të sillje në këtë jetë sa me gëzim i bëje, kujtoje edhe qarjen e parë kur e dëgjuat.

A thua kishte zë me të bukur në këtë botë ?

Kujtoje kur e morët për herë të parë në duart e tua .

A thua kishte fytyrë më të bukur, kishte qenje më tl bukur në këtë botë ?

A thua kishte sy më të bukur sesa ngjyra e kaltërt e syve të djalit tuaj ?

Kujtoni dy duar te vockla qe te mberthejne ne perqafim.

Ishte ky moment kur ju u quajtët nënë falë fëmijes suaj .

Dhe jeta vazhdoi pastaj me sprovat e sëmundjes së lindur e deri te përrfundimi i jetës së fëmijës suaj.

U derdhën shumë lotë e u coptua zemra, sepse humbe “dritën” e syve tu, humbe loçken e shpirtit tënd, humbe një qënje që e doje më shumë sesa vetveten.

Tani koha kalon, por mos lejo që malli të të shkatërrojë përjetimet që kishe, ato që ishin të veçanta, ato që ishin më të mirat, më të dashurat, ato për te cilat e vlen edhe të jetohet.

Ngrite kokën ,fshije lotet qe te pikojne dhe ngriti duart e falëndero Zotin se ju bëri ti shijoni shumë ndjenja që dikush si shijon asnjëherë.

Shume pacientë më kanë thënë, do doja edhe të vdisja vetëm të di që në qënjen time po krijohet një qenje tjetër dhe të ngelem shtatzënë.

Ju e patët këtë fat, ju e përjetuat, ju e jetësuat, andaj jeni nënë me shumë fat, jeni nënë që ka gjithmonë çfarë të kujtoj.

Thuhet se gjërat e mira humbin shpejt. Ka mundësi që është e vërtetë, por ju si nënë mos lejoni të ju humbasin kujtimet.

Jetoni me to e lumtur, pasi djali juaj ishte, ekzistoi, jetoi, të bëri nënë, të bëri NËNËN më të lumtur për pak kohë sa ishte.

Djali juaj nuk është fizikisht por mund të jetë pjesë e jetës suaj e lutjeve tua dhe të ardhmes tënde.

JETO ASHTU SIQ DJALI JUAJ DO DONTE TE SHIHTE MAMIN DUKE JETUAR.

Dr.Ismail Lutolli”

Artikulli paraprakMaskë që eliminon rrudhat përbrenda 7 ditëve
Artikulli i rradhës Vjellja pas të ushqyerit me gji tek foshnjet, pak nëna janë në dijeni pse ndodhë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.