Momenti i vjelljes tek foshnja mund të ngjallë frikë dhe terror tek prindërit, pasi që ajo të jetë ushqyer me gji.
Megjithatë, ekziston edhe një fenomen tjetër, i cili është i ngjashëm me vjelljen, por se kanë disa dallime esenciale.
Me refluks do të kuptojmë kthimin mbrapsh në gojën e fëmijës të një pjese të ushqimit, pjesërisht të tretur, gjë e cila mund të ndodhë edhe pas 2-3 orësh nga pirja e qumështit. Nëse ndodh kështu nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është diçka normale për një laktant. Refluksi ndodh në mënyrë të papritur, pra fëmija nuk jep ndonjë shenjë vuajtje ashtu si mund të ndodhë në rast se do të jetë duke vjellë.
E vjella jep shenja të tjera, të cilat shpesh mund të shoqërohen me diarre apo konstipacion. Gjatë këtij shqetësimi fëmija mund të qajë duke qënë se nuk ndihet mirë dhe mund të ndiejë edhe djegie stomaku. Të vjellat gjithashtu do të ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe substancave ushqyese, ndërsa refluksi nuk ndikon aspak në rritjen e fëmijës.
Nëse prindërit ndihen të frikësuar nga kjo situatë është mirë të flasin me mjekun. Zakonisht këto janë situata që zhduken me kalimin e kohës, pa lënë pasoja.
Ka edhe shkaqe patologjike, ndër të cilat më të shpeshtat janë ato që rrjedhin nga infeksionet e zorrëve ose të urinës. Në këto raste një simptomë që është e lidhur me të vjellat është edhe prania e kapsllikut.
Nëse vjellja pas ushqyerjes me gji ndodh shpesh është mirë që të flisni me mjekun./Pernenat.al/