Mjeku shqiptar në Kanada me origjinë nga Prishtinë Dr. Lulzim Rrafshi, ka folur në një intervistë për Gazetën Shneta dhe Insajderi, për gjendjen me koronavirus në vendin ku jeton dhe për Kosovën.
Në Kanada aktualisht janë afër 10 mijë njerëz të prekur nga koronavirusi ndërsa janë shënuar 129 viktima deri më tani. Mjeku shqiptar ka thënë se këto shifra po rriten shpejt dhe ekziston frika se do të ketë mbingarkesë të spitaleve.
Ai ka treguar se para më shumë se një muaji kanë bërë kërkesa për furnizim me materialeve mbrojtëse nga Covid-19, por deri më tani ende nuk janë furnizuar në poliklinikën ku punon ai në qytetin London Ontario rreth 200 km afër Torontos.
Mjeku Lulzim Rrafshi iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i respektojnë rekomandimet e mjekëve, ndërsa këtyre të fundit iu ka dëshiruar suksese në punën e tyre heroike kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndiqeni intervistën e plotë në video: