Një shtet indian ka vendosur të ndalojë sterilizimet masive në klinikat shëndetësore pasi një mjek u kap duke përdorur një pompë biçiklete për të fryrë barkun e grave.
Dr. Mahesh Chandra Rout, që e ka përdorur pompën tek 56 gra të premten e shkuar, tha për BBC se pompat përdoren rregullisht.
Zyrtarët e shtetit thonë se duhet të përdoret dioksid karboni për procedurën. Ata thonë se përdorimi i pompave është i rrezikshëm.
Muajin e shkuar shpërtheu një skandal për sterilizimet, pasi 15 gra humbën jetën në një shtet tjetër të Indisë.
Fajtor për këtë ngjarje mendohet se ishin ilaçet e skaduara.
Në Indi janë ngritur shumë kampe sterilizimi, të cilat kryejnë tubektomi masive në gra si pjesë e një fushate për të kontrolluar bumin e popullsisë.
Gjatë operacionit, barku i pacientit duhet të fryhet për të krijuar një hapësirë, në të cilën kirurgu mund të manovrojë me instrumentet.