Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit kanë zhvilluar një model të gjithanshëm Al, të ngjashëm me ChatGPT, që mund të diagnostikojë lloje të ndryshme të kancerit.
Sistemi i ri Al, shkon një hap përtej shumë qasjeve aktuale Al për diagnostikimin e kancerit, thanë studiuesit.
Sistemet aktuale Al zakonisht janë të trajnuar për të kryer detyra specifike – të tilla si zbulimi i pranisë së kancerit ose parashikimi i profilit gjenetik të një tumori – dhe ato priren të funksionojnë vetëm në një pjesë të vogël të llojeve të kancerit.
Ndërsa modeli i ri mund të kryejë një gamë të gjerë detyrash dhe u testua në 19 lloje kanceri, thanë studiuesit. /TiranaPost


