Djalit ia kanë vënë emrin Alp
Gazetari dhe moderatori i njohur, Abaz Krasniqi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Antigona u bënë prindër të në djali, të cilit ia vunë emrin, Alp, shkruan rtv21.tv
Gazetari i njohur i RTV21 përmes një postimi në facebook të bërë sot ka treguar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë fituar epitetin më të çmuar para tri ditëve. Krasniqi ka treguar se takimi me të birin ishte i papërshkruar, duke shtuar se ashtu vazhdon të jetë secili moment.
Kujtojmë që Abazi dhe Antigona janë martuar në vitin 2017. Ndryshe, Abaz Krasniqi, së pari ka rrëmbyer zemrën e shikuesve përmes emisionit “Shtëpitë e bukura të Kosovës”, pastaj përmes emisionit “Mbresë”, si dhe moderimit të emisionit të mëngjesit “Për ditë të mbarë”./21Media
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.