Një video shokuese është publikuar nëpër media dhe rrjete sociale, ku shihet momenti i rrëmbimit të një fëmije të vogël në sy të prindërve të tij.
Videoja e marrë nga kamera e një restoranti, shihet se si një djalosh i bardh lëvizë nga tavolina e prindërve për të lozur, përderisa nëna dhe babai i fëmijës 22 muajsh mund të shihen ulur në një tryezë duke e shijuar ushqimin e tyre.
Vetëm disa sekonda pasi fëmija largohet, një njeri i veshur me një bluzë të kaltër i afrohet fëmijës dhe rrëmben atë dhe me shpejtësi largohet.
Fatmirësisht, babai i djaloshit e vëren këtë gjë dhe menjëherë vrapon pas këtij njeriu duke arritur ta shpëtojë birin e tij, i cili ishte shumë i frikësuar.
Në të njëjtën kohë, edhe nëna e djalit e cila ishte shtatzënë hidhet pas këtij njeriu.
Nëna e djalit, të cilët nuk i është bërë i ditur, ka thënë për News24 se ajo dyshon se në këtë incident ishin të përfshirë tre burra dhe një grua, transmeton Indeksonline.
Ajo tha: “Unë mendojë se ata donin ta kalonin djalin te gruaja dhe në këtë mënyrë do të mund të largoheshin, pasi ajo do ngjallte më pak dyshime”.
“Nëse, për ndonjë arsye burri do shikonte poshtë ushqimit apo do kishte mendjen diku tjetër, atëherë situata do të kishte marrë fund krejtësisht ndryshe”.
Në momenti që babai i djalit ishte përballur me burrin që e kishte rrëmbyer, ai i kishte thënë se vetëm ishte duke luajtur me të.
Sigurimi në restorant kishte shoqëruar njeriun jashtë ndërtesës dhe policia u njoftuar për incidentin.