Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismajli ka pasur një moment mjaft interesant në emisionin “Kosovë Show”.
Ajo është pyetur nga moderatori se me çfarë e ushqen fëmijën, derisa Adelina i është përgjigjur pa vetëdijshëm se po e ushqen me ushqime. Kjo ka nxitur të qeshura, ku më pastaj moderatori i pyet nëse e ushqen ende me gji pasi shumë nëna e heqin foshnjën për të mos iu lëshuar gjiri.
Adelina duket të mos e ketë këtë shqetësim pasi thotë se gjiri për këtë punë është, për të ushqyer fëmijën. Në këtë moment moderatori i krijon një situatë komike.
“Për të ushqyer fëmijën dhe burrin nga pak”, i thotë ai, dhe Adelina plas në të qeshura. Por nuk ia lë me kaq. Këngëtarja e ngacmon duke i thënë se “e kuptova me çfarë po e mban shpirtin”, duke bërë publikun të qesh.
Adelina tregon poashtu për planet familjare ku thotë se dëshiron të bëjë ende fëmijë. Këto momente mund t’i shihni nga minuta 1:10. /Gazeta Shneta/