Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Monitorimi i vazhdueshëm i sheqerit në gjak nuk është i nevojshëm për personat pa diabet

Jetë 13/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa rritjet e shpeshta të sheqerit në gjak mund të jenë të dëmshme, specialistët theksojnë se personat pa diabet zakonisht nuk kanë nevojë ta ndjekin atë rregullisht. Nivelet e glukozës rriten natyrshëm pas ngrënies, veçanërisht pas ushqimeve me shumë sheqer të shtuar, dhe luhatjet brenda një intervali normal janë pjesë e funksionimit të zakonshëm të trupit.

Kohët e fundit, shumë persona pa diabet kanë filluar të përdorin pajisje monitorimi të vazhdueshëm të glukozës (CGM) për të shmangur “pikun” e sheqerit, të nxitur kryesisht nga rrjetet sociale, shkruan burimi Health transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ekspertët si Dr. Sun Kim nga Stanford University dhe Dr. Raimund Herzog nga Yale Medicine paralajmërojnë se kjo praktikë mund të krijojë shqetësime të panevojshme, sidomos kur çdo gjë është brenda normales. Për më tepër, CGM-të janë krijuar për persona me diabet dhe mund të japin lexime të pasakta te personat e shëndetshëm.

Mbajtja e niveleve të qëndrueshme të sheqerit arrihet më mirë përmes një diete të pasur me fibra, ushqime bimore dhe proteina të dobëta, aktiviteti fizik të rregullt, ruajtjes së peshës së shëndetshme, konsumit të ujit në vend të pijeve të ëmbla, dhe ngrënies në orare të rregullta.

CGM mund të jenë të dobishme për ata me prediabet, për të parandaluar kalimin në diabet të tipit 2.

Por për pjesën tjetër, ekspertët thonë se përqendrimi te ushqyerja e ekuilibruar dhe stili i qëndrueshëm i jetesës është shumë më efektiv sesa obsesioni me matjen e çdo ngritjeje të glukozës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLindja në ujë: Çfarë duhet të dini për përfitimet dhe rreziqet?
Artikulli i rradhës Testi portativ zbulon infeksionet nga një pikë gjaku në 15 minuta

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.