Kur një nënë nga Melbourne, Cherie Carter, nuk po ndihej mirë, ajo vendosi të thërras një dado për t’u kujdesur për vajzën e saj.
Nëna thirri një nga agjencitë më të njohura të kujdestareve të fëmijëve, por asaj i erdhi një vajzë e re dhe e pa përvojë, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Aq e papërvojë ishte dadoja, saqë për tmerrin e saj e la vajzën 6-muajshe ulur në cepin e një tavoline dhe shkoi ta marr djalin.
Për pasojë, vajza ra nga tavolina me kokë në dysheme. Nëna u tmerrua kur dëgjoi zhurmën.
“Isha në shtrat dhe dëgjova zhurmën. Kemi dysheme druri dhe e dita menjëherë se nuk është diçka e mirë. Nuk mund ta besoja kur ia pas kokën e ënjtur. Si është e mundur ta lësh fëmijën e vogël mbi tavolinë kur ai zvarritet”, ka thënë nëna.
Cherie e cila ishte e trajnuar si infermiere, reagoi shpejt dhe dërgoi vajzën në spital.
Fatmirësisht vajza shpëtoi pa lëndime, megjithëse u frikësua shumë nga rrëzimi.
Pas kësaj ndodhie, prindërit vendosën të krijojnë një aplikacion ku mund të gjeni dado me përvojë. /Gazeta Shneta/