Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mosdigjitalizimi problem për sistemin shëndetësor në Kosovë

Lajme 15/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka mungesë të statistikave të sakta në Kosovë rreth referimit shëndetësor. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka thënë se në këtë proces është duke u punuar për shtatë vjet.

“Ka qenë një projekt që ka zgjatur shtatë vjet dhe nuk ka qenë e lehtë të bëhet shkëputje. Kjo pasi që kur investohet gjithë ato vjet në një projekt dhe në anën tjetër ekziston një dëshirë për t’u realizuar,pret, mirëpo rezultoi nga raporti i auditimit, që pilot-projekti nuk ka arritur në niveli të dëshiruar. Si rrjedhojë kemi ardhur në një situatë që projekti të mbyllet, dhe të fillohet me digjitalizim”, u shpreh Ismaili.

Poashtu, Ministri Ismaili ka folur edhe rreth digjitalizimit të shëndetësisë që sipas tij është rrugë shumë e vështirë, por që është me shumë nevojë në vend.

Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka thënë për Radio Evropa e Lirë se mosdigjitalizimi ka krijuar shumë probleme me vite të tëra në ofrimin e kujdesit shëndetësor emergjent.

Ndërkohë ka komentuar pozitivisht rreth angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e referimit të rasteve në tri nivelet shëndetësore.

‘’Unë mendoj që është një hap i rëndësishëm, dhe jo i vonshëm, pasi sistemi i referimit është i nevojshëm dhe ne do të merremi mandej me rastet që nuk mund të merren dy nivelet e trajtimit shëndetësor, pasi një gjë të tillë e mundëson sistemi ireferimit shëndetësor’’, ka shtuar  Lenjani.

Kështu nuk ka të dhëna të sakta rreth sëmundjeve dhe rasteve të tjera shëndetësore në Kosovë./RadioEvropaeLire/

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Artikulli paraprakJa si ta shëroni foshnjën tuaj nga kapsllëk, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Djalë apo vajzë: Ja sa lëvizje duhet t’i bëjë një fetus brenda 30 minutave

Ju sugjerojmë

Sot nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike

11/06/2026 Lajme

Sot mot me diell dhe vranësira

11/06/2026 Lajme

Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike protestojnë kundër Udhëzimit Administrativ 02/2026

10/06/2026 Lajme

Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 22 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

10/06/2026 Lajme

KMShK: Nismat për mbylljen e emisioneve mediatike rrezikojnë lirinë e mediave

10/06/2026 Lajme

Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë

10/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.