Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë

Lajme 10/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dogana e Kosovës ka zbuluar afro 20 tonë produkte ushqimore me afat të skaduar, si dhe mungesë të konsiderueshme stoku gjatë një kontrolli të realizuar në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, kontrolli është zhvilluar në kuadër të mbikëqyrjes së rregullt të mallrave që ruhen nën kontroll doganor dhe verifikimit të respektimit të kushteve që rrjedhin nga autorizimet doganore.

“Pas analizimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se një pjesë e mallrave të depozituara kishte tejkaluar afatin e përdorimit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Bëhet fjalë për 19 mijë e 875 kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore, për të cilin është konstatuar se afati i përdorimit kishte skaduar.

Menjëherë pas konstatimit, Dogana ka njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyrtarët e së cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar gjendjen e mallit.

“Zyrtarët e AUV-së kanë konfirmuar gjendjen e mallit dhe kanë urdhëruar asgjësimin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksohet në njoftim.

Artikulli paraprakAjri i ndotur mund të bllokojë arteriet dhe të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës
Artikulli i rradhës KMShK: Nismat për mbylljen e emisioneve mediatike rrezikojnë lirinë e mediave

Ju sugjerojmë

Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike protestojnë kundër Udhëzimit Administrativ 02/2026

10/06/2026 Lajme

Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 22 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

10/06/2026 Lajme

KMShK: Nismat për mbylljen e emisioneve mediatike rrezikojnë lirinë e mediave

10/06/2026 Lajme

Stomatologët e Kosovës dhe Turqisë zgjerojnë partneritetin, paralajmërohen iniciativa të reja

10/06/2026 Lajme

Komuna e Prishtinës rikthen qarkullimin e mëparshëm në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”

10/06/2026 Lajme

QKUK publikon rezultatet për 12 drejtorë të klinikave – këta janë kandidatët fitues

10/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.