Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moslëshimi i pro faturave, rrezikon jetën e vajzës së lindur me një diagnozë të rrallë

Lajme 26/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zgjim Kryeziu ka që tre muaj që po orvatet të gjejë një zgjidhje për vajzën e tij të vogël, e cila pas lindjes u diagnostikua me një sëmundje të rrallë. Diagnoza e Asjas së vogël është “Erythrodermia Ichthyosiformis congenita”,  diagnozë e rrallë kjo,  e cila nuk trajtohet në Kosovë.

E mjekët në Qendrën Klinike Universitare e lëshuan dokumentin, i cili dëshmon që vajza e vogël nuk mund të trajtohet në Kosovë, por se një rast i tillë duhet të trajtohet në institucione të specializuara jashtë vendit, pasi që një institucion për trajtime të tilla nuk ekziston në Kosovë.

Por edhe pse Asja ka lindur me datë 18 mars 2023, ajo nuk ka arritur ende të udhëtoj jashtë vendit për trajtim. E babai i saj Zgjimi thotë se si familje po e përjetojnë tmerrin, duke parë vajzën në gjendje të rëndë. E në anën tjetër nuk po mund të udhëtojnë jashtë Kosovës, për trajtim, pasi që pengesë janë bërë procedurat që duhet përmbushur në Fondin për Sigurime shëndetësore, i cili duhet të miratojë kërkesën për udhëtim jashtë vendit.

Kryeziu thotë se përkundër kërkesës së Fondit për Sigurime Shëndetësore, ai e ka të pamundur që t’i siguroj dy pro-fatura nga dy institucione shëndetësore, të cilat ofrojnë trajtim për vajzën e tij të vogël. Ndërsa thotë se spitalet në Kosovë nuk mund t’i lëshojnë pro faturë, për një sëmundje të cilën nuk e trajtojnë.

” Që dy muaj e gjysmë mezi e kam siguruar një pro faturë nga një spital në Gjermani, pasi që të gjitha spitalet po thonë se nuk mund ta kemi një kosto të saktë, pasi që është sëmundje që duhet trajtuar vazhdimisht. Dy muaj e gjysmë mezi e sigurova një pro faturë. Tashmë këta po e kërkojnë dhe një. Më duhet tash dhe dy muaj deri ta siguroj. Dy muaj e gjysmë janë të mëdhenj, çika nuk pret, sepse është në gjendje të rëndë. As vet nuk po di ka të shkojë më, jam në zor të madh”, thotë ai.

Ndërsa tregon se këtë sëmundje nuk e trajton as Turqia dhe se shumë nga shtetet nuk po e marrin për trajtim në këtë moshë,  pasi që është një sëmundje e rrallë gjenetike..

“Më ka lindur vajza me sëmundje të rrallë gjenetike, që në Kosovë nuk ka trajtim. I kam nënshkrimet e mjekëve që nuk trajtohet në Kosovë, por duhet jashtë vendit. Këto po i lypin dy këto pro fatura minimum. Në vendin jashtë ku po dojmë me qu, spitalet s’po lëshojnë pro faturë, pasi që po thonë se është sëmundje që duhet trajtuar vazhdimisht dhe nuk mund ta dinë saktë koston sa mundet me kushton trajtimi. I kanë lëshuar disa dokumente për analiza. Këta po thonë se duhet minimum me i pas dy pro fatura. Spitalet në Zvicërr, Austri, Francë e Suedi nuk po pranojnë hiq me këtë moshë me marrë për trajtim vajzën. Mezi ma pranoi një spital në Gjermani, por tani unë s’po mund t’i siguroj dy pro fatura. E kam çiken në gjendje të rëndë, vij këtu te fondi dhe nuk mi pranojnë dokumente dhe as nuk më drejtojnë se çfarë të bëjë. Vetëm një spital në Gjermani ka pranu me marrë në dorë vajzën. Por këta po i lypin dy pro fatura, me një s’po pranojnë. Që dy muaj jam tu u marrë me letra,  a gjendja e vajzës është e rëndë. Për momentin e kemi në shtëpi vajzën”, tha ai.

Ndërsa në përgjigjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për Indeksonline thuhet se pala nuk e ka  dokumentacionin e kompletuar për aplikim.

“Ju informojmë që pala ka ardhur për të aplikuar në FSSh, por nuk e ka pasur të kompletuar dokumentacionin për aplikim sipas udhëzimit Administrativ Nr.03/2017”, thuhet në përgjigjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. /indeksonline

Artikulli paraprakVideo: QKMF-ja e Fushë Kosovës me tavane që pikojnë 1 muaj pas renovimit
Artikulli i rradhës Cila është lidhja midis artritit reumatoid dhe akneve?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.