Studimi, i udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i Portlandit (PSU), identifikoi “grimca antropogjene” – të cilat janë materiale të prodhuara ose të modifikuara nga njerëzit – në indin e ngrënshëm të gjashtë llojeve të ndryshme të peshqve.
Mikroplastika u gjet në peshkun e zi, lingcod, salmonin dhe tek karkalecat rozë, sipas një njoftimi për shtyp të PSU.
Përqendrimi më i lartë i grimcave u gjet në karkaleca rozë, ndërkaq salmoni Chinook përmbante më së paku, transmeton Klankosova.tv
“Duke pasur parasysh që njerëzit tashmë konsumojnë mikroplastikë nga burime të shumta – duke përfshirë ujin, ajrin dhe ushqimet e paketuara – prania e mikroplastikës në ushqimet e detit duhet të konsiderohet brenda këtij konteksti më të gjerë sesa si një rrezik i izoluar”, thanë studiuesit.


